Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mustafaj: Nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Hajdarit, Rama do bënte gjithçka për t’ja lënë…

18:20 / April 19, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
musa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

I ftuar në rubrikën “Opinion” në Neës24, Besnik Mustafaj e quajti harxhim energjish e spekulim nëse do kishte një luftë për siglën e PD mes Bashës dhe Rudina Hajdarit, ndërsa shtoi se kryeministri Edi Rama do bënte gjithçka për t’ia lënë siglën Hajdarit.

“E vetmja gjë e pakuptueshme për mua është që nuk do lejojmë të zhvillohen zgjedhjet. Kjo më duket e pamundur. Në qoftë se Basha dhe PD kanë parasysh pengmarrjen nëpërmjet komisionerëve kjo nuk është e mundur sepse ligji i ka dalë para për zëvednësimin e komisionerëve. Për forma të tjera nuk jam dakord.

Në statutin e PD përcaktohet qartë kush e përdor siglën. Deputetët e LSI dolën të pavarur. Do ishte spekulim, harxhim energjish, nëse fillon një luftë për siglën. Ne kemi eksperienca komike në historinë shqiptare kur Pollo krijoi PDR kur e lejuan të përdorte PD dhe një r të vogël duke krijuar konfuzion në elektorat.

Nëse zonja Hajdari dhe zonja Basha do të fillojnë një përplasje mes tyre, unë parashikoj që Rama do bëj gjithçka për tia lënë siglën politiek zonjës Hajdari. Kjo do ishte e pandershme, do ishte mirë të mos ndodhte”, u shpreh Mustafaj.

Sa i përket zgjedhjeve dhe plotësimit të kushteve të kërkuara nga opozita, Mustafaj tha se nëse do kishte vullnet ndryshimet mund të bëheshin edhe për dy javë.

“Nëse flasim për kohën që do t’iu duheshin ndryshimeve…Nuk i kemi shumë të qarta kushtet që ka parasysh lideri i opozitës. në parim unë di që të gjitha këto ndryshime bëhen edhe për dy javë, mjafton të ketë vullnet nga të dyja palët. Jo vetëm nga qershori në vjeshtë, por edhe nga qershori në korrik, koha është plotësisht e mundshme, vullneti ende nuk shihet”, deklaroi Mustafaj.

Ndalur tek vendimi i parlamentit holandez për vizat, ish-ministri i Jashtëm Besnik Mustafaj tha se jehona që ka bërë jo vetëm në qarqet politike por edhe ato teknike e juridike si policia e prokuroria ka rrezik që të përhapet. Ai e konsideroi të papërshtatshëm reagimin e kryeministrit.

“Ka shumë rrezik që jehona që ka pasur në qarqet politike europiane por dhe në mjediset teknike e juridike, si policia apo prokuroria ka rrezik që kjo të përhapet. Qeveria jonë, personalisht kryeministri Rama ka bërë reagimin më të papërshtatshëm ndaj kësaj, duke e akuzuar parlamentin holandez për racizëm dhe duke përdorur një term për izolacionizëm.

Çfarë izolacionizmi ka nga parlamenti i Holandës? Kemi një rast tipik ku një vend ka ndryshuar qëndrim. Ka qenë Holanda që loboi që Shqipërisë t’i hiqeshin vizat. Raporti vjen nga policia, nuk është nga një komision parlamentar. Ardhja e një raporti të tillë mbi rrezikshmërinë që paraqet krimi i organizuar shqiptar në Holandë është e madhe”, deklaroi Mustafaj.

Basha PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vendimet e Këshillit të Ministrave, ekonomia malore, prokurimi publik dhe shpronësimet

16:16 / July 10, 2026

Rama:  S’mund të lejojmë që anëtarësimi në BE të banalizohet nga narrativa të gabuara

13:13 / July 10, 2026

Rama: Shoqëria nuk është bërë më negative, por më kërkuese, ka ardhur koha për një nivel tjetër të shërbimeve/Nga transporti, te menaxhimi i mbetjeve

12:22 / July 10, 2026

Rama prezanton “Rilindja Urbane 2.0”: 1.5 miliardë euro për transformimin e qyteteve shqiptare

12:04 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.