Presidenti Vladimir Putin u shpreh gjatë fjalimit të tij vjetor për të shënuar Ditën e Fitores në Moskë se e ardhmja e Rusisë mbështetet tek ushtarët që luftojnë në Ukrainë, ndërsa akuzoi “elitat globaliste perëndimore për provokimin e konflikteve”.
Duke iu drejtuar trupave që luftonin në Ukrainë, disa prej të cilëve ishin të pranishëm, Putin theksoi se një “luftë e vërtetë” ishte shpallur kundër Rusisë.
“Nuk ka asgjë më të rëndësishme tani sesa përpjekja juaj luftarake…Mbi ju sot qëndron siguria e vendit, nga ju varet e ardhmja e shtetësisë dhe e popullit tonë”, u tha ai.
Kjo ishte parada e dytë e Ditës së Fitores që kur Rusia nisi pushtimin e saj në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt 2022. Në një incident javën e kaluar, kishte një sulm të supozuar me dron në Kremlin. Rusia pretendoi se ishte një përpjekje për të vrarë Putin dhe drejtoi gishtin drejt Ukrainës dhe SHBA-së, por të dyja mohuan çdo përfshirje.