Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Rudina Xhunga për masakrën në Itali: “Gratë nuk janë pronë e juaja”

21:48 / May 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rudina xhunga 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetarja Rudina Xhunga ka reaguar në lidhje me rastin makabër ku një shtetas shqiptar vrau komshiun italian dhe vajzën e tij 16-vjeçare, si dhe plagosi bashkëshorten e tij, pas dyshimit se kjo e fundit kishte marrëdhënie seksuale me komshiun.

Ajo ka deklaruar se kjo është një sjellje jo normale dhe se në një situatë të tillë mund të ishte i justifikuar çdo mënyrë reagimi që nga ndarja e deri tek dëbimi i gruas nga familja, por kurrsesi sjellje kaq kriminale sa vrasja dhe plagosja.

Xhunga shtoi se burrat shqiptarë duhet të heqin dorë nga trajtimi i gruas si pronë. Ajo u shpreh se shqiptarët duhet të mësojnë të sillen si qytetarë të shoqërive ku kanë zgjedhur të krijojnë jetën, megjithëse shtoi se kurrsesi nuk përkrah normalizimin e tradhtisë.

“Këta burrat shqiptarë çfarë kanë parasysh me tradhtinë?

Kush po të tradhton, lopa jote, delja jote, viçi yt? Nuk është e jotja, nuk janë të tuat. Je martuar, nuk funksionoi nuk bëni seks, ajo do dojë dikë tjetër, do ndaheni, edhe mund të mos ndaheni. Por janë gjëra që janë normale në atë shoqëri ku ke vajtur. Sepse këtu mbase është më ndryshe, por në atë shoqërinë ku pretendon të shkosh, duhet të sillesh si ta.

Nuk po them të quash normalitet që gruaja po shkon me komshiun dhe të bësh sikur nuk kupton. Mund të ndahesh, të zihesh, të bërtasësh, të ikësh nga shtëpia, mund edhe të nxjerrësh gruan nga shtëpia e më pas të vendosë gjykata se kujt i takon ajo. Por të vrasësh gruan tënde sepse mendon se ajo bën seks me komshiun dhe pastaj të vrasësh komshiun, të vrasësh fëmijën tënd…”, tha ajo.

Itali masakra rudina xhunga
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.