Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Aksidentoi për vdekje gjermanen, arrestohet 50-vjeçari në Elbasan

11:20 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
policia 2 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tre persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga Policia e Elbasanit, për vepra të ndryshme penale. Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një shtetas serb, i identifikuar si S.M, 50-vjeç, është arrestuar pasi aksidentoi për vdekje në aksin “Qafë Thanë-Prrenjas” një shtetase gjermane. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme, ndërsa mësohet se viktima U.S., 56-vjeçe ishte duke drejtuar automjetin e shoqëruar nga një person, në momentin kur u godit nga kamioni me shofer shtetasin serb.

Si pasojë e këtij aksidenti, ka mbetur i dëmtuar edhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi P. K. Po ashtu, specialistët në Komisariatin e Policisë Elbasan kanë arrestuar shtetasin Sh. M., 68 vjeç, pasi dyshohet se gjatë kohës që po kryente punime ndërtimi pa leje, në banesë, për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, ka rënë nga lartësia, punëtori që po kryente këto punime, shtetasi M. P., 40 vjeç, i cili është në kujdesin e mjekëve.

I arrestuar nga blutë e Elbasanit është edhe një 27-vjeçar me iniciale R.H., si dhe është shpallur në kërkim shtetasi K. K., 25 vjeç, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar të vjedhin në një servis automjetesh. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, vijojnë hetimet për arrestimin e 25-vjeçarit me inicialet K.K..

Aksident
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Plagosje me armë zjarri dhe shpërthim me eksploziv brenda pak orësh në Tiranë

10:04 / October 28, 2026

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Detaje nga plagosja në Shkodër/ Këngëtari u qëllua teksa po pinte kafe, u dërgua me urgjencë në spital

12:25 / October 27, 2026

Zjarr në një banesë në Malësi të Madhe, asfiksohet 57-vjeçari nga tymi

15:01 / October 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.