Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Viti 1997 dhe yjet e kinemasë shqiptare, bashkë në një film spanjoll (video)

19:13 / April 19, 20195 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
MV5BZmJmMGI0NGYtY2MyMS00YWZmLWE3NDAtZWRjZDUzZDBjMWM1XkEyXkFqcGdeQXVyNjU3MzMzMTM@. V1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëri 1997. Një imazh video, rrëqethës e i vjetruar, i shfaqet çdo natë si një makth Julienit duke e zgjuar prej gjumit.

Nata e 23 shkurtit të 1997-s, ishte mbrëmja e rebelimit të Vlorës, ajo kryengritje e njohur që e vendosi Shqipërinë në vëmendjen e botës, për disa ditë. Por Vlora ishte 180 kilometra nga Mesopotami. Arsyeja se ç’po ndodhte atje ishte e ndryshme.

Çfarë ndodhi atë natë? Kë panë? Çfarë menduan? Kë zgjuan? Pas gati njëzet vjetësh nga vrasja e gruas së tij Angelës, ai vendos të kthehet në Shqipëri i vendosur të hetojë mbi vdekjen e saj mes një deti regjistrimesh të pabesueshme, dosjesh policore e vizionesh të Botës së Përtejme, shkruan SI.

Është ky subjekti i filmit të regjisorit spanjoll Marco Lledó Escartín, “The Invocation of Enver Simaku” apo “Zgjimi i Enver Simakut”,  i pari produksion spanjoll i xhiruar në Shqipëri e ku marrin pjesë një kastë e gjerë aktorësh shqiptarë si Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Piro Milkani, Viktor Zhusti, Ema Andrea, Laert Vasili dhe Lulzim Guhelli.

Filmi, i cili i nisi xhirimet në Shqipëri tre vjet më parë dhe përfundoi së realizuari më 2018-n, vjen në kinemanë “Millenium” në kryeqytet, në parapremierën komerciale botërore mundësuar nga Ambasada e Spanjës në Tiranë.

Të pranishëm gjatë shfaqjes, bëjnë të ditur nga ambasada spanjolle, do të jenë edhe një pjesë e trupës shqiptare, aktori spanjoll Julien Blaschke dhe regjisori i filmit Marco Lledó Escartin.

Kjo shfaqje vjen pas premierës ndërkombëtare në Festivalin e Filmit Fantastik Sitges dhe pas Tiranës do të shfaqet edhe për publikun spanjoll.

Ky është filmi i parë i kineastit dhe producentit nga Valencia, Marco Lledó Escartín, i cili zgjodhi pikërisht historinë e një gazetari spanjoll që kthehet në Shqipëri 20 vjet pas vdekjes së të shoqes për të zbuluar misterin pas vdekjes së saj.

Kineasti e përshkruan si një përzierje të realitetit dhe trillimit.

Arsyen se përse zgjodhi pikërisht Shqipërinë për të vendosur sfondin e ngjarjeve që ndjek filmi i tij “Zgjimi i Enver Simakut”, kineasti e gjen tek një udhëtim i të atit, gjatë periudhës komuniste.

“Gjithçka zë fill me një udhëtim të tim eti në vitin 1978, kur ishte pjesë e një delegacioni të Partisë Komuniste Marksiste Leniniste, linja e fortë e të majtës antifrankiste.

Ai udhëtim i la një mbresë të pashlyer. Një mbresë që ma ka transmetuar përgjatë viteve dhe që më ka frymëzuar si rrallëherë”, do të kujtonte Lledó Escartín.

Ai e vizitoi Shqipërinë më 2005-n për herë të parë, me bashkëshorten e tij të ardhshme atëkohë dhe drejtore fotografie në këtë film.

“Çuditërisht edhe marrëdhënia jonë lindi prej atij udhëtimi. E kështu nisa të tjerr mbi këtë vend një lloj mistike të veçantë që më lidh me të. Është një vend, ku më pëlqen të kthehem.

Kam bërë plot miq. Ndjehem thjesht në shtëpi”, thotë regjisori, të cilit ashtu si edhe shumë të huajve që vizitojnë Shqipërinë për arsye nga më të ndryshme, i ka bërë përshtypje mikpritja.

“Ka një frymë të përgjithshme në Shqipëri, që ndryshe nga Spanja, bën që gjërat të ndodhin më shpejt. Në një mënyrë më të improvizuar ndoshta. Më të shpejtë, më pak burokratike.”

Regjisori ka folur edhe për marrëdhënien e krijuar nga bashkëpunimi me aktorët e njohur shqiptarë si edhe me përfshirjen e regjisorit Milkani në një rol në këtë film.

Kontaktet me atë që i quan si ajka e kinematografisë shqiptare, i arriti falë dy producenteve shqiptare që e ndihmuan me projektin.“Tinka Kurti, Margarita Xhepa, Piro Milkani, Viktor Zhusti, Laert Vasili, Ema Andrea magazinojnë famë e çmime në atdheun e tyre dhe në vende të tjera të Europës Lindore” – Marco Lledó Escartín

Ai rrëfen se u befasua dhe intrigua më tej nga metodologjia e punës së aktorëve të vjetër. “Japin shpirtin, pa i dhënë rëndësi përmasave të projektit. Janë të përzemërt, kërkues, ndonjëherë kryeneçë.

Janë yje, vërtet. E si të tillë kanë një fuqi ndriçuese që nuk e kisha njohur më parë. Bëjnë që filmi të arrijë një nivel që as nuk e kisha imagjinuar para se të filloja…”

Kineasti ka folur gjithashtu edhe për periudhën e xhirimeve në Shqipëri, të cilën e kujton jo si një fushë me lule. “Rregulli i parë që duhet të dish është që je duke xhiruar në Shqipëri.

d1a7d39e 2bb5 4f07 8521 35726038fdbd

Që është një vend i zhurmshëm. Që ritmet e qarkullimit janë të tjera. Zakone të tjera. Që në gjithçka rastësia është shumë më e pranishme nga ç’jemi mësuar ta njohim në Spanjë”.

Kjo e bën që vendi, veçanërisht zonat rurale, t’i duken të veshura me mister. “Një mister që ia vlen ta shfrytëzosh e ta luash në favor.

Është e rëndësishme të jesh i hapur ndaj ndryshimeve, ndaj të papriturave”, thotë, duke përfunduar se do ta përsëriste pa asnjë mëdyshje përvojën në Shqipëri dhe se ndryshe nga mënyra sesi realizohen projektet në vendin e tij, këtu pati magji…

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mijëra llogari false sulmuan bizneset shqiptare”, Rama: Google ndërhyn për rikthimin e vlerësimeve

22:22 / July 10, 2026

Arratisja e një personi nga “arresti i shtëpisë”, AMP arreston efektivin e Policisë në Dibër për shpërdorim detyre

21:19 / July 10, 2026

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm të Shteteve Anëtare të BE miraton mbylljen e 3 kapitujve të negociatave me Shqipërinë

19:55 / July 10, 2026

Gjykata Kushtetuese kthen për plotësim paditë ndaj financimit të koncertit të Kanye West

16:24 / July 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.