Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Xhafaj: Veliaj, politikan rrace, modeli i njeriut punëtor! PD po vuan braktisjen e parlamentit dhe bojkotin e ‘Vendoreve’

16:47 / May 10, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në zgjedhjet vendore që do të mbahen më 14 maji, Partia Socialiste do të jetë forcë fituese, thotë ish-ministri i Drejtësisë, Fatmir Xhafajt, për të cilin kjo fitore është e lehtësisht e dukshme.

Duke u ndalur tek gara për Tiranën, Xhafaj tha në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, se që në nisje, kësaj gare i dihet fituesi, që sipas tij do të jetë padyshim Erion Veliaj e kjo për ndryshimet thelbësore që janë bërë në Tiranë. Xhafaj nuk kurseu vlerësimet për kryebashkiakun aktual të Tiranës, për të cilin tha se personifikon modelin e njeriut punëtor. Si politikan, për Xhafajn, Veliaj është një politikan i rrace, i rritur në politike dhe goxha fitues.

‘Megjithëse ka 6 kandidat është një garë që i dihet rezultati. Erion Veliaj është fitues që në nisje të kësaj gare. Edhe Partia Socialiste gjithashtu në të gjithë vendin. Kandidatët që janë në garë në Tiranë nuk kanë mundësinë që të jenë konkurrues. Kujtojmë se model tjetër është Lulzim Basha, i cili ka pasur një mandat gjumi. Basha nuk ishte vënë aty që të flejë gjumë, por të punonte. Ndërkohë që nga ana tjetër ka një ndryshim thelbësor në Tiranë këto 8 vitet e fundit që e ka qeverisur Partia Socialiste, me politikat sociale ekonomike dhe zhvillimore. Erion Veliaj si kryetar bashkie personifikon modelin e njeriut punëtor, gjitha që ka bërë e ka bërë me këmbënguljen e tij, ka bërë punë të cilat janë të vlerësueshme për komunitetin e këtij qyteti. Demokratët kanë një rast shumë të mirë nëse votojnë Veliajn. Duke i dhënë një votë PS-së dhe Erion Veliajt, do të shpëtojnë PD. Kjo do të jetë një voto ndëshkuese për të vjetrën. Veliaj është politikan rrace, bio! Është rritur në politikë, nuk i gjeti gati. Është goxha fitues!’- u shpreh Xhafaj.

Për gazetarin Arbër Hitaj, deputeti socialist u shpreh se kjo fitorja e PS-së do vijë falë mbështetjes që ka kjo forcë politike nga zgjedhësit, e shtoi se fitorja e tyre lehtësohet po ashtu edhe nga përçarja e opozitës e lidershipi i saj. Sipas Xhafajt, PD tashmë po vuan vendimet e gabuara të saj siç ishte braktisja e parlamentit si dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale.

‘PS në këto zgjedhje është parti fituese dhe është lehtësisht dukshme për shkak të mbështetjes që ka tek zgjedhësit. Këtë nuk e tregojnë vetëm sondazhet. Kanë të përbashkët faktin se në sondazhe fituesit e kësaj gare jemi ne PS fituese, por këtë e lehtëson dhe fakti që është një opozitë e përçarë, por edhe me një lidershpip, është pak të thuash i vjetër, por edhe i dëmshëm. Me atë që ka demonstruar opozita PS. Sot për sot mbettë forca politike më e besueshme. PD do të vuajnë gjatë faktin që braktisën parlamentin dhe bojkotuan zgjedhjet vendore. I kanë bërë një dëm të madh partisë së opozitës dhe padyshim edhe demokracisë në vend. Dëmin më të madh ja ka bërë Sali Berisha dhe Lulzim Basha. Shumë pak prej tyre kanë kërkuar një ndjesë publike. Sa kohë që kjo ka lënë zhurmë jo vetëm nga pikëpamja e organizmit të brendshëm, pro në raportin e besimit të PD-së më zgjedhësit, është thye marrëdhënia e PD-së me zgjedhësit pasi këta i tradhtuan zgjedhësit e tyre dhe për ta ngjizur këtë mund tu duhet shumë punë. Kjo palë është e tillë që nuk na jep në mundësinë që të shihemi e të na mbaj në shinat e duhura.’- tha Xhafaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.