Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Dhjetëra fëmijë kosovarë në kampet e Sirisë, ja dokumentet e tyre nga spitalet

20:00 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sare 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Përveç Sarës dhe Haxhiut të vogël, nëpër këto kampe në Siri ka dhjetëra fëmijë kosovarë. Ata pa dëshirën e tyre po qëndrojnë në zonat e luftës në lindje të mesme.

Baballarët e tyre i janë bashkuar luftës në Siri, kurse të vegjlit bashkë me nënat po kalojnë një jetë të tmerrshme në një kamp që kontrollohet nga kurdët.

Shumë prej tyre kanë lindur në Siri. T7 ka siguruar listën e disa prej tyre që dëshmojnë se ata kanë nisur jetën dhe po jetojnë në këtë zonë rrezikshme.

Në dokumentet e  siguruara shihen fletëlëshimet nga spitalet e Sirisë, ku fëmijët kosovar kanë lindur.

Por ka edhe fëmijë që kanë lindur në Kosovë dhe vazhdojnë të qëndrojnë atje.

Në vitin 2017, këta fëmijë bashkë nënat e tyre, kishin tentuar të kthehen në Kosovë, por që institucionet e Kosovës, nuk i kishin qenë të interesuara për riatdhesimin e tyre.

Ata kishin qëndruar afër një muaj në zonën kufitare të Turqisë me Sirinë dhe më pas janë kthyer në kamp. Kthimin e fëmijëve në Kosovë ishte interesuar ta bënte edhe Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare.

Por sipas Bedri Elezit për këtë nuk ishin të interesuara institucionet e Kosovës. Bedri Elezi, Instituti i Kosovës për Studime Ndërkombëtare. Në atë kohë kemi biseduar me zyrën e presidentit, kryeministrit, por pa rezultat. Nuk kemi marrë përgjigje zyrtare, por kemi pas info se arsyeja ka qenë se disa fëmijë kanë qenë lindur në Siri dhe nuk kanë mundur t’i konfirmojnë.

E në institucionet e Kosovës askush nuk përgjigjet se a kanë ndonjë plan për të kthyer fëmijët dhe gratë kosovare të ngujuara në kampe të Sirisë.

Të dhënat e fundit të publikuara në media tregojnë se më shumë se 150 burra, gra dhe fëmijë nga Kosova ende janë në vatrat e luftës, por që asnjë shtet nuk dëshiron t’i mbajë.

Ndërsa janë edhe 60 fëmijë të tjerë të cilët kanë lindur në vitet e fundit dhe të cilët së paku njërin nga prindërit e kanë me shtetësi të Kosovës./Express

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama paralajmëron taksë për influencerët dhe tregtinë online: Përgatitet sistemi i ri i tatimit për ekonominë digjitale

15:15 / October 28, 2026

Rama njofton mbështetje të re për studentët: Nga rritja e bursës te praktikat e punësimit

14:01 / October 28, 2026

Rama paralajmëron ndryshime në ligj: Bojkoti i mësimit është i papranueshëm, fton studentë në dialog

13:57 / October 28, 2026

Rama prezanton buxhetin 2027: Hiqet taksa e qarkullimit nga nafta, çmimi në pompë pritet të ulet me 32 lekë

13:51 / October 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.