Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Fundi i Berishës në politikë? Ilir Meta: Ai s’ka filluar akoma

23:32 / May 10, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta. 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka thënë mbrëmjen e sotme në “Opinion” se Sali Berisha “ende s’ka filluar me politikën”. Këtë deklaratë ai e bëri pas pyetjes së gazetarit Baton Haxhiu, i cili përmendi “fundin e Berishës në politikë.”

Baton Haxhiu: Ju dëshironi që këtë fundin e Berishës në politikë…

Ilir Meta: Cilin fund?

Baton Haxhiu: Fundin e Berishës në politikë.

Ilir Meta: Po ai s’ka filluar akoma mo!

Baton Haxhiu: Mirë, mirë e di.

(Ilir Meta qesh)

Meta theksoi po ashtu se nuk ka asnjë tendencë t’i marrë Partisë Demokratike elektoratin, duke qenë se në këto zgjedhje lokale, PD dhe PL garojnë bashkë nën siglën e “Bashkë Fitojmë”.

Baton Haxhiu: Më lër ta bëj pyetjen, pastaj thuaj s’ka filluar akoma. Ta trashëgosh pa një mund tëndin dhe gjithë këtë elektorat ta fusësh në Partinë e Lirisë?

Ilir Meta: Është shumë e madhe Partia Demokratike, as që më shkon mendja.

Baton Haxhiu: Si do ta bësh bashkë një elektorat jo konfliktual, po as miqësor në një të ardhme ose pas ditës së dielë, të hënën ça do t’i bësh atij? Dhe cila do të jetë kauza jote politike pas datës 14 Maj?

Ilir Meta: Jam shumë dakord. Dy janë kauzat e mia dhe për këto kam marrëveshje me gjigandin Sali Berisha. Transparencë absolute, bashkitë, këshillat bashkiake në gjithë Shqipërinë dhe kjo është një gjë në interes të qytetarëve.

Ilir Meta politika Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.