Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tragjedia në familjen shqiptare në Itali/ DOSJA hetimore: 16-vjeçarja Xhesika u qëllua 4 herë me thikë në gjoks nga babai

15:20 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1683810636xcaptureee 329
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Provat kundër 45-vjeçarit Taulant Malaj, bukëpjekësit shqiptar që vrau vajzën e tij 16-vjeçare Jessica dhe italianin 51-vjeçar Massimo De Santis natën mes të shtunës dhe të dielës së kaluar janë konsoliduar me shikimin e videove të kamerave në shtëpi. Ato kanë filmuar skenat në të cilat burri godiste vazhdimisht gruan dhe vajzën e tij me një vullnet të qartë vrastar.

Dokumenti zyrtar hetimor, i publikuar nga Ansa, evidenton qartë se sa i përket “vrasjes së Xhesikës së re 16 vjeçe, “e cila me guxim u përpoq në çdo mënyrë dhe deri në fund për të mbrojtur nënën e saj nga agresioni brutal i të atit”, rezulton se “goditjet i janë shkaktuar edhe asaj vullnetarisht, përballë, jo vetëm kur ndërhyri për herë të parë në dhomën e gjumit, por edhe kur agresioni vijoi në sallon”.

Në trupin e Xhesikës, shkruhet në dokumente, “katër plagë me thikë u gjetën në gjoks, në vendin e organeve vitale”.

“Në të njëjtën mënyrë mund të shohim kokëfortësinë me të cilën ai sulmon gruan e tij duke e befasuar në mes të natës teksa ajo është në shtrat, duke lëshuar plagë të shumta me thikë edhe në pjesën e sipërme të trupit. E gjithë kjo ka ndodhur nën sytë e djalit më të vogël të çiftit”, thuhet në dokument.
Sipas hetuesve “metodat brutale të realizimit të fakteve tregojnë tek i dyshuari një pandjeshmëri absolute ndaj jetës njerëzore dhe një prirje të përbashkët për krime si mjet për të vërtetuar bindjet e tij dhe rolin e tij në të gjithë familjen”.

Malaj u ka rrëfyer hetuesve se pasi vrau Massimo De Santis, për të cilin besonte se ishte i dashuri i gruas së tij kishte hyrë në dhomën e gjumit “ku ishte gruaja ime; e godita dhe ndërkohë hyri Xhesika, duke dashur ta mbronte nënën e saj. Kështu që unë godita edhe Xhesikën dhe e vrava. As që e kuptova se ishte ajo. Fatkeqësisht, Xhesika e gjeti veten në kohën e gabuar. Të dy u arratisën nga shtrati në kuzhinë, ku unë vazhdova t’i godisja.”

Malaj përdori një thikë të gjatë 18 cm. Gruaja e vrasësit, Tefta Malaj, e cila i mbijetoi atentatit pasi mbrohej nga Xhesika, ka bërë thirrje për ndihmë. Teksa telefonoi numrin 118 Tefta i përsëriti “thikë”, dhe kur operatori e pyeti nëse ishte goditur me thikë, gruaja mezi mundi të përgjigjej “po” dhe më pas shtoi: “vajza ime, vajza ime”./ Përktheu shqiptarja.com nga ANSA

dosja xhesika
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.