Gjykata e Selanikut ka publikuar së fundmi vendimin e plotë të dënimit të kandidatit për kryetar bashkie në Devoll Elvis Hajdërlli.
Organi i lartë i drejtësisë greke shprehet se Hajdërlli ka qenë i dënuar në këtë shtet ku ka vuajtur dënimin me burg.
Edhe pse Hajdërlli dyshohet se ka ndryshuar emrin disa herë për të fshehur gjurmët, Gjykata e Selanikut i është referuar emrit të tij të pare Romeo Hajdërlli.
Në të shkuarën ai ka ndërtuar skema si falsifikator dokumentesh dhe manipulues i autoriteteve deri sa ra në rrjetën e policisë fqinje.
Në harkun kohor të viteve 2000 dhe 2002 ai në mѱnyrë të përsëritur ka mundur të falsifikojë vula, firma, dokumente shkresore, emra, regjistra të gjendjeve civile, certifikata si dhe të dhëna të tjera që i krijonin mundësinë për të deportuar në shtetin grek.
Shkelja e pare penale ka qenë ajo e deklarimit të remë ku sajonte histori me paraardhës me kombësi greke në mënyrë që të manipulonte autoritetet.
Shkelja tjetër poenale ka qenë falsifikimi periodik i dokumentacioneve derisa u kap dhe u dënua.
Sipas vendimit të publikuar nga Gjykata e Selanikut ai fillimisht u dënua me katër muaj heqje lirie duke i dhënë fund aventurës së jashtëligjshme.
Ndërkohë, pas një verifikimi të ri, drejtësia greke zbuloi se Hajdërlli ishte një shkelës ligji i përsëritur në skemën e falsifikimit.
Kjo bëri që të marrë një vendim tjetër duke i shtuar burgimin.
Pas kryerjes së dënimit, Hajdërlli u dëbua nga Greqia.
Ai u detyrua të ndryshojë emrat për të pastruar kartelën penale në mënyrë që të mos kishte problem të mëvonshme.
Dosja penale e Hajdërlliut është marrë nën shqyrtim nga Prokuroria me kërkesë të Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve.
Në këtë proces pritet të hyjë në lojë edhe drejtësia greke e cila me vendimin e publikuar pritet të vendosë në lëvizje institucionet ligjzbatuese në vend.