Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Baca dhe Likja çojnë në Himarë eksponentin që kërcënon emigrantët, s’ka Zot që u gris letrat! Nuk nëpërkëmb askush shqiptarët

18:48 / May 11, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ka akuzuar Berishën dhe Metën për kandidatin e tyre në Himarë Fredi Belerin i cili ka shprehur haptas retorikën e tij anti-shqiptare me deklaratën ku tha se do të helenizojë Himarën.

Ai tha se edhe gjatë konflikteve të mëdha mes PD dhe BS në Himarë kandiduan bashkë për të mos lënë drejtimin e bashkisë në dorë të dikujt që kishte tendenca anti-shqiptar ndërsa sot Berisha dhe Meta kanë vënë si kandidat një person që ka kërcënuar edhe emigrantët se do u grisë letrat nëse nuk votojnë për të. Kryesocialisti shtoi se diçka e tillë është e pamundur të ndodhë dhe se askush nuk mund të nëpërkëmbë shqiptarët.

“Sa burrë i mirë është baca, këtë ma lini mua se e di vetë. Ajo që po ju them është se po të ishte i mirë baca, s’do ja jepte mundësi atij në Himarë me mbështetjen e bacës dhe Like Floririt për të helenizuar Himarën, thotë ai… Kjo është diçka që PD se ka bërë as në vitet 90 apo 2000 kur ishin punët thikë më thikë me PS. Kur zgjedhjet bëheshin me konflikte të jashtëzakonshme mes tyre. Atje në Himarë vajtën bashkë PS e PD, në Himarë për të mbështetur një kandidatë të përbashkët kundër dikujt që kishte tendenca antishqiptare. Por ai kandidati atëherë kundër të cilit unë PS e PD, ishte një zotni burrë krahasuar me këtë maskara që ka dalë atje në Himarë e më mbështetjen e Salike floririn për bashkë fitojmë. Kush fiton me të ? Është siguritë që s’fitojnë demokratët, e djathta shqiptare, prandaj atë sovranitetin që u a shet baca të djathtëve se nuk është sovranitet kur baca do ti shmanget përballjes me vulën, është vasalitet kur çon atje një eksponent që vjen nga skutat më të errëta të armiqësisë me shqiptarët që kërcënon marrëdhëniet me Greqinë, që u kërcënon emigrantët që do u marri letrat e do ja u grisi po nuk votuan për të…

Nuk ka zot që ja u gris letrat emigrantëve. Po vjen puna për të patur avokat mbrojtës në Greqi është te kryeministria. Jo te ky honxho ponxho që ka mbetur I ngrirë në kohën e urrejtes. Ne grekët i kemi vëllezër, s’kemi nevojë të nxisim urrejtje. S’ka shansë të dali dikush të nëpërkëmbi shqiptaret. Ky maskara që thotë do të vë në vend të drejtat e mohuara në 60 vjet. Ky s’di të llogarisë, ça është 60 vjet. Do helenizoj Himarën. DO e kthejë ku di unë se çfarë. Atë e atje se kemi peshqesh nga qeveria greke, por nga ajo dyshe që ka nxjerr maskat nëpër Shqipëri”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.