Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Zelensky nuk lejohet të japë mesazhin e tij në Eurovision, organizatorët: Do të politizonte festivalin

23:12 / May 11, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Zelensky 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mbrëmjen e sotme po zhvillohet mbrëmja e dytë gjysmëfinale e Eurovisionit. Pavarësisht nga sa pritej, presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky është ndaluar t’i adresohet ndjekësve të festivalit në natën finale.

Një kërkesë e liderit ukrainas për të bërë një video surprizë gjatë finales, në të cilën ai pritej t’i drejtohej një audience globale prej 160 milionë persona dhe të kërkonte mbështetjen e vendit të tij përballë agresionit rus, u refuzua nga organizatorët.

Unioni Evropian i Transmetuesve (EBU), aleanca e më shumë se 100 transmetuesve që mbikëqyr konkursin, u shpreh se ishte e shqetësuar se një paraqitje e tillë e udhëheqësit ukrainas rrezikon të politizojë festivalin.

“Eurovision Song Contest është një shfaqje ndërkombëtare argëtuese dhe e udhëhequr nga rregulla dhe parime strikte që janë vendosur që nga krijimi i tij. Si pjesë e tyre, një nga themelet e konkursit është natyra jopolitike e festivalit. Ky parim ndalon mundësinë e bërjes së deklaratave politike apo të ngjashme si pjesë e konkursit. Kërkesa e zotit Zelensky për t’iu drejtuar audiencës në Festivalin e Këngës në Eurovizion, për fat të keq nuk mund të plotësohet pasi do të ishte në kundërshtim me rregullat”, tha një zëdhënës.

Kjo nuk është hera e parë që Zelensky ndalohet t’i drejtohet masës duke përdorur evente të tilla argëtuese. Një kërkesë për të folur në Oscars në mars thuhet se është refuzuar për të dytin vit radhazi. Kujtojmë se fituesi i vitit të kaluar ishte Ukraina, por për shkak të luftës, edicioni i këtij viti po mbahet në Liverpul.

Ndërkohë presidenti Zelensky është shprehur se do të preferonte që festivali të zhvillohej në Poloni, vend fqinj me Ukrainën.

“Kam respekt të madh për Mbretërinë e Bashkuar. Është një vend i mahnitshëm. Që nga fillimi, mendimi im ka qenë se nëse nuk mund ta presim ne Eurovizionin, atëherë ai duhet të zhvillohet në një nga vendet që ndajnë një kufi me ne, si Sllovakia, Polonia apo ndonjë vend tjetër që njerëzit tanë mund ta ndjekin lehtësisht. Diku afër. Gjithsesi gjëja kryesore është që konkursi po zhvillohet dhe njerëzit po tregojnë talentet e tyre”, tha ai për BBC.

Eurovision mesazh zelensky
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nata e dhjetë e sulmeve të SHBA-së ndaj Iranit/ Forcat amerikane godasin instalimet raketore dhe të dronëve, kundërpërgjigjet Teherani

08:29 / July 21, 2026

SHBA i vendos tarifë doganore 50% Kanadasë, vlera e produkteve të prekura arrin gati 20 miliardë dollarë! Hyjnë në fuqi pas 30 ditësh

08:24 / July 21, 2026

Andy Burnham formon qeverinë e re britanike/ Emërohen ministrat kryesorë

21:06 / July 20, 2026

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.