Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:10, tek mbikalimi në Mjull Bathore, në aksin Tiranë-Elbasan, me pasojë jetë njerëzish. Automjeti i ambasadës ruse, me drejtues shtetasin A.K, dhe pasagjer shtetasin S.M, është përplasur me banderolën metalike të rrugës, ka dalë nga rruga dhe më pas është përplasur me bordurën. Si pasojë e plagëve të marra nga përplasja, ka ndërruar jetë në spital shtetasi rus S.M, 36-vjeç, ndërsa shtetasi A.K, 30-vjeç, ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

