Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Policia: 5511 efektivë në terren! 305 makina civile do qarkullojnë në terren për zgjedhjet

10:14 / May 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683878715 rebanijaupi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Këtë të dielë do të mbahen zgjedhjet lokale dhe drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi ka dhënë detaje lidhur me procesin zgjedhor. “7530 punonjës policie janë trajnuar që do të angazhohen në procesin zgjedhor. 5511 polici për ruajtjen e objekteve zgjedhore. 5211 qendra votimi. 305 automjete civile do të përdoren në funksion të përmbushjes së detyrimit të Policisë së Shtetit. Janë 6000 kopje të librit të xhepit për detyrat personale të policisë. 57 objekte të sigurisë së lartë do të ruhen me 192 komando”, tha Jaupi.

Sipas tij, punonjësit e Policisë së Shtetit, deri tani, nuk janë përfshirë në veprime që bien ndesh me ligjin “Për Policinë e Shtetit” dhe me Kodin Zgjedhor.

“Deri tani nuk kemi ndonjë konstatim prej tyre, lidhur me zbatimin e detyrimeve ligjore nga Policia e Shtetit. Gjithashtu, deri tani nuk kemi asnjë rast të punonjësve të Policisë së Shtetit, të evidentuar në shkelje të kërkesave ligjore, punonjës të kompromentuar për pozicionin e tyre si punonjës të depolitizuar apo punonjës që kanë reflektuar qëndrime të njëanshme apo politike”.

Policia e Shtetit ka nisur hetimet përsa i përket tentativës për shit-blerje të votës, bazuar në informacionet e siguruara nga shërbimet e Policisë në terren, por nuk dha informacione të tjera për shkak të konfidencialitetit të hetimeve.

Gjithashtu është miratuar edhe një regjistër i posaçëm për krimet zgjedhore. “Në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në vendimin nr. 12, të datës 30.12.2020, të KQZ-së, është përgatitur dhe miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, regjistri i posaçëm “Për çdo njoftim dhe referim të veprave penale në fushën zgjedhore”, i cili administrohet që prej fillimit të procesit zgjedhor nga çdo komisariat policie, drejtori vendore policie, si dhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Ky regjistër është i aksesueshëm nga KQZ-ja dhe nga subjektet elektorale”.

zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.