Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati – Lukšić: Bashkimi Europian duhet të kthejë vëmendjen te Ballkani Perëndimor

17:31 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bushati
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Podcast i radhës “Public Square” nga Ditmir Bushati, trajton situatën në Malin e Zi, pas përfundimit të epokës së tri dekadave të pushtetit nga Milo Djukanović, ndryshimet në skenën politike dhe procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Bushati bisedon nw kwtw episod me Igor Lukšić, ish- Kryeministër, Zëvendëskryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Integrimin Europian si dhe Ministër i Financave, një prej protagonistëve kryesor të rrugëtimit euro-atlantik të Malit të Zi.

Që prej zgjedhjeve parlamentare të vitit 2020, jeta politike në Malin e Zi nuk është më ekskluzivitet i ndarjeve tradicionale mes blloqeve malazeze e serbe, për shkak të debutimit dhe suksesit të aktorëve të rinj politikë dhe fenomeneve gërryese të tranzicionit, për të cilat gishti drejtohet ndaj aktorëve jetëgjatë e dominues të skenës politike. Në konfigurimin e ri politik, pakicat janë vendosur në një pozitë më përcaktuese e njëkohësisht pragmatiste, në kërkim të aleancave të ndryshme. Gjithashtu, influenca e Kishës Ortodokse Serbe është rritur në skenën politike.

Igor Lukšić mendon se nëse qeveria e re e Malit të Zi, angazhohet plotësisht, Mali i Zi edhe njëherë mund të shërbejë si shembull i mirë në rajon. Ai i druhet mungesës së qëndrueshmërisë politike në Malin e Zi, të cilën e konsideron si pengesë për përmbushjen e reformave të qenësishme.

Lukšić nuk i kursen kritikat për BE-në në raport me rajonin teksa parashtron rrezikun e ngjashmërisë me Turqinë dhe procesin e saj të anëtarësimit që nuk ka fund. “Duhet një ndryshim strukturor, përsa i takon procesit duke pranuar si anëtare të asociuara shtetet e rajonit, në disa aspekte shumë të rëndësishme dhe jo një anëtarësim të plotë, sepse kemi ende disa shtete anëtare në BE që mendojnë se BE-ja ka nevojë të reformohet nga brenda së pari, përpara se të pranojë anëtarë të rinj”, thotë ai.

Bushati dhe Lukšić u ndalen tek një problematike e madhe sociale që po gërryen të githë rajonin dhe që është largimi masiv i të rinjve dhe agjentëve të ndryshimit. Bushati i mëshon faktit se “braktisja e rajonit bie në kundërshtim me vetë thelbin e procesit të anëtarësimit në BE, për të ndërtuar Europën në shtëpinë tonë”.

Ndërsa Lukšić paralajmëron përkeqësim të situatës “sepse në vitet që vijnë Gjermania do të humbasë rreth 7 milionë njerëz të fuqisë së saj punëtore. Këto mungesa apo vende pune do të duhet të plotësohen në njëfarë mënyre dhe me shumë mundësi ky rajon mund të shërbejë si një rezervuar i madh nga i cili njerëz me njohuri të specializuara të llojeve të ndryshme mund të gjejnë mundësi për punësim në Gjermani. Gjë që i kthen vendet e rajonit tonë, në rastin më të mirë, në një “Florida Europiane”, domethënë të paktën kjo vlen për Shqipërinë dhe Malin e Zi, e BE-së apo e Europës së Veriut. Ose në rastin më të keq, një pjesë shumë e varfër ose pjesë e varfër e mbetur e kontinentit, që mbështetet tek turizmi klasik dhe bujqësia.”

Bushati dhe Lukšić folën edhe për ndikimin e Serbisë në zhvillimet në Malin e Zi.

E plotë biseda tek link si më poshtë

*Public Square është podcast nga ish-ministri Ditmir Bushati që trajton tema të aktualitetit.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.