Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Futi Berishën në grackë me foto fake të Veliajt, zbulohet mesazhi që “informatori” i dërgoi ish-kryeministrit

19:02 / May 12, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
346460013 1390409128475580 3096181649871916427 n
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa ditë më parë Sali Berisha, deklaroi se kishte zbuluar një skandal të madh, duke publikuar disa foto të cilat pretendonte se ishin të kryebashkiakut Erion Veliaj që kishte lidhje me Iranin. Për këtë gjë Berisha pretendonte se ishte informuar nga Informator i Shërbimeve Sekrete të Huaja! Por mesa duket dikush është tallur keq me Sali Berishën, një tallje të cilën ‘informatori i huaj’ e ka përgatitur shumë bukur dhe me detaje interesante. ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’, e nis mesazhin duke thënë se ish-Themeluese e organizatës ‘Mjaft’ e po ashtu pjesë e listës së kandidatëve për deputetë të G99, për të bërë më të besueshme lidhjen me Veliajn.

Lidhja e Veliajt me iranianët sipas ‘informatorit të huaj’ të Berishës qenka një ish- e dashura gjermane e kryebashkiakut me emrin Farah Klauss, me baba nga Gjermania Lindore e me nënë iraniane, e cila ishte trashëgimtare e një familje të lidhur ngushtë me regjimin e Iranit. Për tu tallur deri në fund me Berishën, ‘Informatori’  i ka nisur edhe një foto të vajzës, e cila është e dashura e kitaristit Joe Walsh, për të cilin Berisha e besonte se është Veliaj.

Sipas ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaja’ sot Farah Klauss, ka edhe një biznes në Gjermani dhe mban kontakte e miqësi edhe me lobistin Dorian Duçka. Në fund të mesazhit, ‘Informatori i Shërbimeve të Huaja’ i kërkon Berishës që t’i ruaj anonimatin pasi i rrezikohet jeta! ‘Pa merak’ i thotë Berisha ‘Informatori të Huaj’.

Mesazhi i plotë i ‘Informatorit të Shërbimeve të Huaj’ për Berishën

I nderuar zoti Berisha, Une qe po ju shkruaj sonte jam nje ish themeluese e organizates MJAFT, ish themeluese e organizates Save the Children ne Tirane dhe Ljubjane si dhe pjese e listes se kandidateve per deputete te partise G99 ne vitin 2009 per Tiranen.

Kam ndjekur me vemendje denoncimet tuaja per Erion Veliajn sa i takon lidhjeve te tij me iranianet. Denoncuesi italian qe ju i referoheni ka kuptuar me intuite dicka qe une e kam jetuar vet dikur dhe jam ne gjendje ta vertetoj plotesisht. Lidhja e Erion Veliajt me kanalet iraniane eshte ish e dashura e tij Farah Klauss me baba gjermano-lindor dhe me nenen iraniane trashegimtare e nje familje te lidhur ngushte me regjimin e Iranit.

Po ju dergoj disa foto te udhetimit te Veliajt ne vitin 2008 ne Teheran se bashku me te dashuren e tij Farah Klauss. Keto foto ne ate kohe ju treguan nje grupi shume te ngushte ne chatin e brendshem te MJAFT -it ne Gmail dhe i ruaj prej asaj kohe.

Erion Veliaj eshte pyetur ne detaje nga ish ambasadori Ëithers per ate udhetim dhe per fotot ku ai cuditerisht shfaqej me paruke gjate qendrimit te tij ne Teheran.

Ish e dashura e tij Farah Klauss jeton ne Gjermani dhe prinderit e saj kane nje biznes me shtetin e iranit fakt ky i vertetueshem dhe nga investigimi i Washington Post qe une po ju a nis bashke me fotot.

I nderuar zoti Berisha, publikimi i ketyre te dhenave do e trondite Erion Veliajn por une jam e vendosur qe e verteta te dale ne drite per kete mashtrues dhe per njeriun me mosmirenjohes qe kam njohur ne jeten time. Nese mosmirenjohja do kishte nje sinonim, ai sinonim do mbante emrin Erion Veliaj.

Kontakto nga po ju informoj do zhduket pasi une mund ta gjej veten te rrezikuar nese keto materiale publikohen. Farah Klauss jeton dhe ben biznss ne Gjermani ajo mban kontakte dhe miqesi dhe me lobistin Dorian Ducka. Ju lutem mos e ekspozoni kontaktin tim nese vendosni te denonconi keto fakte.

2 1
3
4
1683908723 12 1

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

69-vjeçari i zhdukur në Elbasan pronar i banesës ku ndodhi shpërthimi, ekspertët e xhenios në vendngjarje për të ndihmuar ekipet e emergjencës

21:19 / November 4, 2026

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Kaja Kallas: Shqipëria ka shënuar progres, detyra është të ruajë ritmin e reformave

20:40 / November 4, 2026

Krim në familje në Bulqizë, arrestohen gruaja dhe djali i 61-vjeçarit, dyshohet se e vranë dhe inskenuan sulmin nga ariu

19:13 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.