Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Mesazhi i fundit në mbyllje të fushatës, Rama: Po ndërtojmë Shqipërinë e gjeneratës tjetër

08:22 / May 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Edi Rama
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fjalët e fundit në përfundim të fushatës elektorale kryesocialisti Rama, ka zgjedhur ti japë përmes një mesazhi në facebook.

“Për pak mbaron fushata ime e nëntë në krye të PS” -kështu e nis Rama postimin e tij, ndersa shprehet optimist në rezultatin e 14 majit, ku sic shkruan PS është në rrugën e fitores me rezultatin më spektakolar që nga viti.

Postimi i plote:

Kjo fushatë na ka hapur rrugën e fitores së tetë, pasnesër më 14 maj, me rezultatin më spektakolar të të gjitha zgjedhjeve vendore qysh nga viti 2007Arsyet pse ne do të fitojmë shumë bindshëm janë më shumë se sa një. Por unë sonte po e mbyll kapakun e albumit të kësaj fushate me arsyen e madhe që ilustron kjo foto:

Sepse ne po ndërtojmë me vizion, ambicie, punë të palodhur, këmbëngulje e durim të madh, Shqipërinë e gjeneratës tjetër dhe këtë, shumica e shqiptarëve e dinë, e kuptojnë, e ndjejnë, prandaj edhe na votojnë, pavarësisht pakënaqësive, kritikave, rezervave që sigurisht kanë për ne

Ndërsa të tjerët, ata që nuk na kanë votuar asnjëherë, kanë nisur ta perceptojnë, ngadalë, nga pak, patjetër ende me shumë vështirësi, se nuk ka asnjë forcë tjetër që ka fuqinë dhe aftësinë t’i hapë rrugën të ardhmes së Shqipërisë së fëmijëve të tyre. Prandaj megjithëse përsëri nuk do të votojnë për ne, me përjashtime të vogla, do të jenë jo edhe aq të pakët këtë herë në radhët e tyre ata që do të mendohen dy herë, për ku do ta çojnë apo nuk do ta çojnë fare votën e tyre, për të mos u bërë palë me një të keqe që Shqipëria nuk ka më arsye ta pranojë! Dhe kjo sjellje e re e këtyre të fundit do të ndjehet në erën e fortë të fitores së 14 majit.

Shumë faleminderit të gjithë atyre prej jush që ishin pjesë e kësaj cope të re të rrugës sonë drejt të ardhmes, që nga pjesëmarrësit në takimet e panumërta të kandidatëve, deputetëve, drejtuesve politikë apo tubimet e mia, tek kryetarët e anëtarët e çdo organizate, patronazhistët e paepur dhe aktivistët e palodhur, e deri tek të gjithë ata mbështetës, brenda apo jashtë vendit, që na dhuruan energji të çmuara përmes valëve të vëmendjes së tyre

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në Shkodër, 27-vjeçarja humb kontrollin e mjetit, ndërron jetë këmbësorja që ecte në trotuar

17:21 / November 1, 2026

Nga 2 nëntori shërbimi i hemodializës i kalon shtetit

16:38 / November 1, 2026

Hyn në fuqi VKM/ Ulet pragu i TVSH-së për biznesin e vogël në 5 milionë lekë, nis zbatimin nga 1 janari 2027!

14:00 / November 1, 2026

Kryeministri Rama emëron si këshilltare një stratege për median, vjen nga Maqedonia e Veriut, zbulohet emri

13:41 / November 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.