Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

U arrestua për shitblerje votash, Fredi Beleri mbërrin në gjykatën e Vlorës

11:25 / May 13, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ipiccy image
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Fredi Beleri ka mberrritur sot para Gjykatës së Vlorës për caktimin e masës së sigurisë. Kandidati i “Bashkë Fitojmë” për Himarën u arrestua dje për blerje votash. Arrestimi u bë me urdhër të Prokurorisë së Vlorës pas një procedimi të nisur për veprën korrupsion aktiv në zgjedhje në bashkëpunim.

Në gjykatën e Vlorës, gjithashtu është e pranishme edhe ambasadorja greke e akredituar në Shqipëri.

Beleri u ndalua pas mesnatës në lokalin e tij në shëtitoren e Himarës. Ai ndodhej bashkë me tre persona të tjerë, mes të cilëve edhe avokati i tij. Bashkë me Belerin u vu në pranga edhe Pano Kokoveshi, njëri prej shoqëruesve të kandidatit për kryetar bashkie në Himarë.

Sipas organit të akuzës, në bashkëpunim me persona të tjerë, Beleri u ka premtuar dhe dhënë shuma monetare personave të ndryshëm me qëllim blerjen e votës. Burime nga grupi hetimor thanë për ABC News se kandidati i koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’ është përgjuar nga hetuesit teksa bisedonte për shit-blerje votash.

Mësohet se në një nga rastet bëhet fjalë për dhënien e një shume prej 40 mijë lekësh për sigurimin e 8 votave. Por avokati i kandidatit të opozitës për Himarën Fredi Belerit tha se paratë e sekuestruara nuk kanë lidhje me kandidatin për kryetar bashkie për Himarën. Ai ka thënë se ato janë të një personi tjetër.

Pak ditë më parë, një tjetër person ka denoncuar në SPAK se kishte komunikuar me Belerin, i cili i kishte premtuar që nëpërmjet parave t’i siguronte vota në favor të tij. Pas këtij denoncimi, agjentë të Prokurorisë së Posaçme e kanë mbajtur Belerin nën përgjim.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta para Kuvendit, rreth 20 persona shoqërohen në polici; mes tyre edhe një gazetare

19:26 / July 23, 2026

Mesazhet private të shkencëtarëve rikthejnë debatin: Sa të sigurt ishin për origjinën e COVID-19?

19:17 / July 23, 2026

43 viktima dhe tetë vite pritje: Drejtësia jep vendimin për tragjedinë e urës Morandi

19:10 / July 23, 2026

Apeli rrëzon kërkesën e Joe Bidenit, regjistrimet me bashkautorin e librit mund të publikohen

18:57 / July 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.