Deputeti Erjon Braçe jep një lajm të mirë për të gjithë ata që banojnë në zonat rurale.
Përmes një videomesazhi, Braçe thekson se sapo të fillojë puna e parlamentit, do të miratohet një ligj që heq lejet për çatitë dhe jo vetëm.
“Hera e parë që e takoj sot dhe ishte halli i tij që më bëri ta njoh. Një shtëpi veç një kat, e thjeshtë e nën agresionin e lagështirës, bërë që nga viti 1984;
Me çati, eeeej me çati dhe kishte nisur të ribënte çatinë e rrënuar!
Me të ardhurat nga puna, ja doli më në fund;
Por edhe kjo i kthehet në hall! Spiunët e partisë, partive të këtyre, kanë kallëzuar hallexhiun dhe ja pasoja!
E kanë lënë fushatën e janë shpërndarë nëpër fshatra të përgjojnë e spiunojnë hallexhinjtë që bëjnë çati! Po lënë nam! Njerëz bëni durim, çmontoni spiunët; Me t’u kthyer në parlament do miratojmë ligjin që heq lejet për çatitë e jo vetëm! Bëni durim! Spiunët nuk do kenë asnjë vlerë më”, deklaron Braçe.
