Unioni i Gazetareve Shqiptare uron gjithe gazeraret per Vitin e Ri 2019! Qofte nje vit i mbare e me suksese per te gjithe gazetaret, per anetaret e organizates sone ne veçanti dhe mediat shqiptare ne gjithe hapesiren! Organizata jone beson se viti qe sapo kemi hyre, do te jete nje kohe e re per rolin dhe kontributin e anetaresise se saj ne jeten shoqerore, ne misionin e informimit dhe te sherbimit publik. Ky vit eshte periudhe e shume sfidave per komunitetin tone profesional, por koha e re do provoje se perballe ketyre sfidave do te deshmohemi reagues dhe profesioniste ne misionin fisnik qe kemi zgjedhur. Ne kete vit te ri, anetaresia e Unionit te Gazetareve Shqiptare kane nje kalendar te pasur veprimtarish dhe synimesh, realizimi i te cilave do ta rrisin besueshmerine dhe rolin e saj ne jeten mediatike, ne spektrin e organizatave shqiptare, nder organizatat me te rendesishme te gazetareve ne rajon si dhe do te shtojne anetaresimin e saj ne organizmat dhe forumet nderkombetare te gazetareve. Me urimet per suksese te perditshme ne jeten dhe veprimtarine e çdo gazetari shqiptar!
Postime te ngjashme
Add A Comment