Italia do të vazhdojë t’i sigurojë Ukrainës armë.
Kështu u shpreh këtë të shtunë kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, pas takimit me Volodymyr Zelensky në Romë.
Ajo premtoi mbështetjen e plotë të Italisë për Ukrainën në përpjekjet e saj për të zmbrapsur “agresionin brutal dhe të padrejtë” të Rusisë.