Ka nisur zyrtarisht prej orës 07:00 të mëngjesit procesi zgjedhor në të gjithë qytetet e vendit. Qytetarët kanë nisur t’i drejtohet qendrave të votimit.
Në bazë të orarit zyrtar, qendrat e votimit do të qëndrojnë hapur nga ora 07:00 deri në 19:00 në të gjitha qendrat e votimit në të gjithë qytetet e vendit.
Në të gjithë territorin e Shqipërisë janë 5213 qendra votimi ndërsa janë 3,650,550 qytetarë me të drejtë vote që do të shprehin vullnetin e tyre për 61 drejtuesit e rinj të bashkive.
