Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim mbërrin në Vlorë. Ambasadorja, e cila është në rolin e vëzhgueses ka mbërritur në një Qendër Votimi për të ndjekur nga afër procesin.
“Kam vizituar disa qytete. Kam qenë në Nivicë, Seleniëe, këtu. Jam duke ndjekur edhe situatën në Himarë. Dhe do të jem e pranishme në shume qytete të tjera. Natyrisht që jam një nga vëzhgueset e shumta në këto zgjedhje”, u shpreh Kim.
Ajo ka komunikuar me komisionerët dhe më pas është larguar.
