Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Befason Gëzim Tushi: Të rinjtë shqiptarë urrejnë prindërit dhe mësuesit

22:07 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gezim Tushi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Unë jam partizan i demokratizimit të institucioneve të sigurisë morale, sikur janë shkolla, familja etj. Por për fat të keq tek ne kanë marrë zhbalancime dhe në një farë mënyre është marrë ideja se duke goditur autoritarizmin do zhduket autoriteti. Unë nuk jam për këtë. Institucionet, si familja shkolla por edhe institucione të tjera mbeten institucione të disiplinës Muç. Kjo do të thotë se asnjë familje nuk mund të funksionojë nëse nuk ka njëlloj disipline të brendshme organike, jo patriarkale, jo vertikale, jo maskiliste por horizontale. Por ne e kemi të vështirë ta ndërtojmë këtë autoritetin e horizontalizmit, qofte në familje qofte edhe në shkollë. Kriza e shkollës ka bërë padrejtësi tek të rinjtë tanë se dy figurat që ata urrejnë më shumë janë prindërit në familje dhe mësuesit në shkollë. Ata nuk i shikojnë dot fare sepse janë figura që kërkojnë disiplinë dhe njëlloj autoriteti funksionues”.

Më tej sociologu është shprehur se sot shoqëria shqiptare po godet ata individë të shquar, të cilët fillojnë dhe avancojnë.

“Në shoqërinë shqiptare sapo dalin individë të shquar në një fushë të caktuar goditen. Dhe njerëz mediokër anonin që nuk bëjnë asgjë që vetëm hanë bukë dhe bëjnë ndonjë thashetheme nuk i ndjek njeri. Sapo fillon të evidentohesh në shoqëri do të fillojnë të të gjejnë origjinën, orientimet seksuale, marrëdhëniet, divorcet, të dashurat. Po ç’është kjo gjë? Ç’do me thënë që ti të sulmosh me jetën private të tjetrit sapo ai bëhet i shquar. Duhet të mësohet kjo shoqëri dhe duhet ta ndajë jetën private të tjetrit dhe ti nuk ke të drejtë hiç të interferoheshs. Nëse nuk shkel rregullat e shoqërisë, t’i duhet të bësh mashalla për këta njerëz”.

Gjithashtu Tusha është shprehur se sot femra në politikën shqiptare duhet të jetë shumë e fortë.

“Më e turpshmja e shoqërisë shqiptare në rrjet sociale është goditja e femrave. Sidomos e femrave që merren me politikë. Dhe këto femrat në politikë duhet të kenë lëkurë Rinoceronti, për t’u marrë me politikë dhe as plumbi i kallashit të mos i shpojë dot. Se për ndryshe ata duhet të tërhiqen përballë një vale të shëmtuar të meshkujve, tipik ballkanik të cilët merren me fustanin, me mënyrën se si qeshin me kë rrinë etj”./abcnews

Gëzim Tushi urrejnë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.