Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Pritet që të nis numërimi i votave, Berisha: Mos u dorëzoni, duan të zvogëlojnë pjesëmarrjen në votim

19:52 / May 14, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha 1081x720 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas mbylljes së orarit zyrtar të votimit për zgjedhjen e 61 kryetarëve të bashkive të vendit, Sali Berisha doli menjëherë në një deklaratë për mediat. Berisha foli për një proces të guximshëm të qytetarëve, që sipas tij kapërcyen mbi konglomeratët e oligarkëve dhe bandave kriminale. Po ashtu Berisha shtoi edhe se përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike dhe se pjesëmarrja e tyre ishte nga më të denjat. Sipas Berishës, mazhoranca po përpiqet të shpërndajë lajme se pjesëmarrja në votim ka qenë e ulët, por kjo gjë nuk është e vërtetë.

“Këto zgjedhje u zhvilluan në kushtet më të jashtëzakonshme. Qytetarët folën në mënyrën me guxim dhe vendosmëri. Ata kapërcyen mbi konglomeratët, administratën mafioze, oligarkët dhe bandat kriminale. Guximi, vendosmëria, përgjegjësia e qytetarëve sot ishte epike. Pjesëmarrja ka qenë jo ajo që duan ta zvogëlojnë të dëshpëruarit, ata që bënë gjithçka kundër këtij procesi, por një pjesëmarrje ndër më të denjat nga qytetarët nga 4 anët e vendit.

Kam vlerësimin më të lartë dhe mirënjohjen të të gjithë të rinjve, burrave dhe grave që qëndruan në krye të përgjegjësisë në komisionet e votimit dhe u përballën me presione dhe kërcënime nga më të papranueshmet, por kryen me nder para shqiptarëve një detyrë të rëndësishme. Në kushte paqe kjo është detyrë mbi detyrat. Iu bëj thirrje që me atë përgjegjësi që dëshmuan gjatë ditës, me atë guxim që përballuan presionet e egra të mafies shtetërore të bandave të numërojnë çdo votë. Garantoj qytetarët se vota e tyre do të peshojë më shumë se asnjëherë, se kjo betejë është historike dhe këtë betejë do e fitojnë vetëm ata që mbrojnë kauzën e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme”, tha Sali Berisha.

Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zgjedhjet në Izrael/ Sondazhet: Partia e Netanyahut kryeson në përqindje, por blloku i opozitës i Eisenkot kryeson në mandate

22:01 / October 27, 2026

PD refuzoi ftesën e Begajt për konsultimet mbi datën e zgjedhjeve vendore, Balla: Uroj t’i thërrasin arsyes

20:59 / October 27, 2026

Paketa Fiskale 2027, Rama u përgjigjet kritikëve: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes. Nesër miratojmë buxhetin, i pari në histori që kalon 10 mld euro

19:22 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.