Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pse Greqia konfirmoi e para vdekjen e Admir Muratajt? Flet Lleshaj: Lekët mund të jenë djegur

22:37 / April 19, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sander Lleshaj ministri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri Sandër Lleshaj ka folur për grabitjen në Rinas, ndërsa ka sqaruar edhe se pse informacioni i parë për vrasjen e njërit prej grabitësve, Admir Murataj, erdhi nga Greqia.

Në një intervistë për emisionin “Repolitix”, Lleshaj u shpreh se policia hezitoi të bënte publike edhe faktet më ordinere, pasi sipas tij, çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim.

“Policia shqiptare heziton të bëjë publik edhe fakte ordinere sidomos në momentet e para, se çdo fakt që jepet në publik është një paralajmërim për dikë tjetër që është në kërkim. Krijimi i një lloj mjegulle informacioni i shërben hetimit. Vendimi i policisë për të mos e ekspozuar menjëherë, ka qenë i dobishëm.

Ka qenë sulm i sinkronizuar në nivelin e sekondave, në kohë shumë të shkurtër, pak a shumë 5 minuta ka zgjatur grabitja, dhe 5 minuta ka zgjatur edhe arratia derisa grabitësit janë strukur në një tunel, ndërkohë që diku tjetër për të larguar vëmendjen e policisë i është vënë flaka diku më tej një furgoni të ngjashëm me grabitjen“, tha Lleshaj.

Minsitri shtoi më tej se do të shkohet drejt arrestimit të autorëve, ndërsa sa i përket sasisë së parave të grabitura, Lleshaj tha se nuk mund të parashikojë ç’mund të jetë bërë më to, duke shtuar se mund edhe të jenë djegur.

“Unë kam notën maksimale për policinë e shtetit në këtë rast. Çfarëdo sulmi mund të kërkohet në këtë rast, duhet kërkuar diku tjetër, por jo tek policia, ka vepruar në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam besimplotë që ngjarja do të zbardhet, arrestimi dhe rikuperimi i parave është një proces që…nuk mund të them gjë, se paratë mund të jenë djegur, po spekuloj, por nuk mund të bëj parashikime. Provat e mbledhura e bëjnë suksesin real“, pohoi ministri i Punëve të Brendshme.

greqia leket Lleshaj Murataj vdekjen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026

I kërkoi 100 mijë euro 26-vjeçares që të mos i publikonte videot intime, pranga 37-vjeçarit nga Kosova

11:39 / February 9, 2026

I shpallur në kërkim në të gjithë Europën për trafikim të lëndëve narkotike, vihet në pranga 43-vjeçari shqiptar në Itali

14:20 / February 8, 2026

Detaje të reja nga operacioni “Barriera”/ Si u arrestua i riu nga Kosova në zonën e Freskut?

14:00 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.