Për herë të parë në 32 vite, bashkia e Shkodrës do të drejtohet nga PS-ja, kjo me Benet beci që arriti që të thyejë PD-në. Shkodra ishte një prej synimeve të mazhorancës në këto zgjedhje, duke qenë se socialistët nuk e kishin drejtuar asnjëherë qytetin që pas rënies së komunizmit. beci ka marrë deri më tani 32387 vota dhe rivali i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Bardh Spahia ka marrë 21366 vota.
Në Malësi të Madhe, është në avantazh PS-ja me kandidatin Tonin Marinaj që ka marrë mbi 4048 vota përballë rivalit të koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Isa Ramaj me 2656 vota.
Në Fushë-Arrëz ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidatin Hil Curri që ka marrë 2693 vota.
Në Pukë ka fituar koalicioni “Bashkë Fitojmë” me kandidatin Rrok Dodaj me 3480 vota.
Në Vaun e Dejës është në avantazh PS-ja me kandidatin Kristian Shkreli që ka 6865 vota.
