Ish-ministri Samir Tahiri, u bë baba për herë të dytë dhe urimin e parë publik e ka marrë nga drejtori i Kadastrës, Artan Lame. Në një postim në Facebook, Lame ka bërë një urim të veçantë duke lidhur me emrin që ish-ministri ka zgjedhur t’i vendos djalit.
Socialisti që ka pasur një raport të afërt me Tahirin, shkruan se emri Golik është një emër shumë i vjetër dhe i veçantë, pasi të njëjtin emër mban dhe mali mbi Vjosë.
“Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!”, shkruan më tej Lame.
POSTIMI I PLOTË
GOLIKU
Goliku është një mal që ngrihet atje përmbi Vjosë tash miliona vjet.
Mes gjërave të mia të historisë, e kam ndeshur shpesh emrin e tij të gdhendur në argjend e bronx nëpër medaliet italiane të Luftës së Fundit (asaj prej vërteti më ‘40-ën, se luftra me njëri-tjetrin bëjmë përditë ne shqipot).
Do ketë kënduar dyfeku vënçe nëpër shpatet e Golikut, qëkur i ka bërë italianët ta përmendin kaq shpesh nëpër kujtesën e tyre të metaltë.
S’ka tri ditë që Sajmiri e zgjodhi atë emër të stërvjetër për ta përcjellë me birin e tij.
Sajme, jetë të gjatë Golikut të vogël që, bashkë me Golikun e madh, do jenë mbi këtë tokë edhe kur ne të mos jemi më!
AL