Kryetarja e Bashkisë Durrës ka reaguar gjatë ditës së sotme lidhur me rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit.
Përmes një deklarate për mediat, Emirjana Sako u shpreh se PS e priste fitoren në Durrës, ndërsa shtoi se në mandatin e ri do të ketë shumë punë në shërbim të qytetarëve e projekte transformuese për Durrësin.
“Ne e prisnim fitoren, kishim sondazhet tona. Besimi dhe angazhimi i madh që është bërë për gjithë këtë fushatë, nga të gjitha grupet, nga PS, na bën të vijojmë më tej. Me këtë besim të jashtëzakonshëm kemi shumë punë për të bërë me projekte madhore, transformuese për qytetarët”, u shpreh Sako.