Në ditët e sotme është shumë e vështirë të kesh një trup perfekt, e për më tepër kur bëhet fjalë për ndonjë personazh të njohur.
Ndërhyrjet estetike në trup janë bërë të tendencë tashmë, por të rrallë janë ata VIP-a që i pranojnë. Ka dhe nga ato apo ata që i kanë pranuar me krenari, duke e quajtur domsdoshmëri një gjë të tillë
Zbuloni më poshtë disa prej tyre
Fjolla Morina
Këngëtarja shqiptare ka pranuar në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit seh doktori plastik ka ndërhyrë mjaft në jetën e saj. Ajo ka rrëfyer se ka fryrë buzët, sepse këtë e bëjnë të gjithë tani. Por jo vetëm buzët. “Pas lindjes së vajzës hoqa dhjamin nga barku dhe e vura tek të pasmet, dhe tani duken bukur”, ka thënë Fjolla.
Venera Lumani
Venera është shpallur si zëri më i mirë shqiptar gjatë edicionit të dytë të “The Voice Albania”. Ndërhyrjen kirurgjikale ajo nuk heziton ta ndajë me fansat teksa ka treguar se ka bërë hundën operacion.
Bleona Qerreti
Bleona vetë në fakt ka postuar një video duke realizuar një konsultë me kirurgun plastik, Simon Ourian, mjaft i njohur për klientët e tij vip, si Kim Kardashian, Lady Gaga etj. Këngëtarja shqiptare tashmë me famë botërore ka thënë se do të bëjë atë që quhet “konturim i nofullës”.
Flaka Krelani
Hera e parë që Flaka pranon se ka bërë ndërhyrje estetike. “Nuk kam preferuar ti përgjigjem kësaj pyetje por ndjej se ka ardhur koha të jem e sinqertë me publikun. Të gjithë bëjnë ndërhyrje në ditët e sotme që të ndihen mirë. Unë duta të dukem bukur në skenë. Nuk mendoj se ka diçka të keqe këtu.
Genta Ismajli
Ndërhyrjet estetike janë përfolur shpesh për të, po vetë Genta preferoi të flasë në Prive. “Përveç buzëve që i kam bërë përkohësisht, i kam mbushur pak, sepse gjithmonë kam pasur qejf ti kem buzët e trasha dhe kur ka dalë filli për ti bërë buzët e trasha jam gëzuar shumë, asgjë tjetër”, ka thënë Genta duke shtuar se nuk ka bërë asgjë tjetër.
