Mbyllet procesi i numërimit të votave për Këshillin Bashkiak të Bashkisë Rrogozhinë.
Nga rezultatet, Partia Socialiste kryeson me 35.71% të votave, ose 9 mandate.
Grupimi që pason për nga numri i këshilltarëve të dalë nga listat e tyre është koalicioni “Bashkë Fitojmë” me 17.29% të votave, ose 4 mandate në Këshillin e ri bashkiak.
PD-ja e Enkelejd Alibeajt me 13.83% të votave ka nxjerrë 3 këshilltarë dhe Miftar Daja ka arritur të sigurojë një vend në Këshillin Bashkiak Rrogozhinë si kandidat i pavarur.
Partia Socialdemokrate me 9.86% të votave ka arritur të ketë 2 anëtarë në Këshillin Bshkiak Rrogozhinë.
PR ME 4.68% të votave dhe PLL me 3.95% të votave kanë nxjerrë nga një këshilltar nga listat e tyre.