Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Ekstradohen në SHBA dy amerikanët e laboratorit të drogës në Tiranë (EMRAT)

09:46 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arrest amerikanet
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku, të arrestuar në shtator në kuadër të operacionit “Sintetikët”, ku u zbulua laboratori i drogës në Tiranë, janë ekstraduar drejt SHBA ditën e sotme.

Policia e Shtetit bën të ditur se ekstradon drejt SHBA-së dy shtetas të kërkuar nga Interpol Ëashingtoni, për të dy shtetasit ameriaknë.

Ata ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Ëashingtoni/SHBA, pasi Gjykata e Connecticut/SH.B.A. në vitin 2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike dhe substancave psikotrope” parashikuar nga Kodi Penal i Sh.B.A-së.

Arrestimi provizor i shtetasve të mësipërm me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është bërë në datën 21.09.2018 gjatë një operacioni të përbashkët mes Policisë së Shtetit dhe Shërbimin Diplomatik të Sigurisë dhe Hetimit pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkura të Amerikës në Tiranë dhe Interpol Ëashingtonin/SHBA.

NGJARJA NË SHTATOR 2018

Dy shtetasit Vincent DeCaro dhe Arbër Isaku janë arrestuar në shtator të vitit të kaluarteksa kanë tentuar të largoheshin drejt Kosovës nga pika e kalimit kufitarë Morinë. Arbër Isaku një shqiptaro amerikan i lindur dhe rezident në Nju York por prej disa muajsh me qëndrim në Shqipëri ku kishte hyrë në mënyrë të ligjshme.

Isaku 29 vjec rezulton se është arrestuar nga policia amerikane më 27 gusht 2017 afro një vit më parë nga policia e Connecticut. Gjatë kontrollit të banesës së Isakut agjentët amerikanë kanë mundur të sekuestrojnë 160 gr fentanyl dhe 200 tableta 30 gr të dyshuara si lëndë psikotrope.

Sipas letërporosisë së autoriteteve amerikane eksperti i përzierjeve kimike dhe realizimit të lëndëve narkotike sintetike ishte De Caro i cili pasi kryente përzierjet i piqte ato në furrë me një tavë me temperaturën 76.6 grad.

I përfshirë në këtë aktivitet kriminal rezulton dhe një shtetas tjetër amerikan i proceduar më parë i njohur me emrin Richard por për llogari të drejtësisë amerikane. Nga hetimet e palës amerikane dhe autoriteteve shqiptare rezulton se tregu në të cilin operonin me aktivitetin e tyre të paligjshëm dy të arrestuarit ishte portal DarkWeb në të cilin të fshehur pas pseudonimeve personat kryejnë tregti droge dhe arme.

Agjentët amerikanë kanë kërkuar nga autoritetet shqiptare, në shtator të ekzaminohen të gjitha pajisjet elektronike të sekuestruara të arrestuarve si dhe IP linja e internetit përdorur nga De Caro dhe Isaku gjatë periudhës që ata kanë qëndruar në Shqipëri.

amerikanet ekstradohen
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Elbasan/ Tre të rinj plagosen me pistoletë, polici jashtë shërbimit që ndodhej në lokal ndoqi autorin

21:52 / July 20, 2026

Spanja rikthehet në Madrid si kampione e botës

21:49 / July 20, 2026

Detaje të reja nga të shtënat në Elbasan: Konflikt mes adoleshentëve, tre të rinj në spital

21:32 / July 20, 2026

Të shtëna me armë në Elbasan, plagoset kamarieri i një lokali

21:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.