Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryeprokurorja e Tiranës: SPAK do të përmirësojë goditjen e krimit dhe korrupsionit

10:32 / April 20, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
imeraj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj deklaroi se reforma në sistemin e drejtësisë dhe ngritja e strukturave të posaçme antikorrupsion SPAK janë të nevojshme për t’u përballur me krimin.

“Për produktin ne duhet të presim. E rëndësishme është që të gjithë mekanizmar e përfshirë në zbatimin e këtij legjislacioni të ndryshuar, pra në zbatim të reformës në drejtësi, të bëjnë punën e duhur, në mënyrë që produkti si SPAK të dalë në mënyrë të duhur. Kjo pritet për t’u parë në varësi të punës që po bën secili nga institucionet përkatëse” – tha kryeprokurorja e Tiranës.

Zonja Imeraj i bëri këto komente në një takim që organizoi Qendra “Zëri i Integrimit” me studentë të juridikut për të diskutuar mbi plotësimin e detyrave antikrim që BE i ka vendosur Shqipërisë.

Zonja Imeraj i krahasoi këto struktura të reja speciale kundër korrupsionit sot në 2019 si një domosdoshmëri njëlloj si ishte e nevojshme ngritja e gjykatës dhe prokurorisë së krimeve të rënda në 2004, pra si një kundërpërgjigje ndaj krimit në periudha të ndryshme kohore.
Drejtuesja e prokurorisë së Tiranës, e cila ka qenë më parë prokurore e krimeve të rënda, kërkoi mbështetjen e komunitetit qytetar dhe mediave në punën e hetuesve, të cilët janë pjesë e komunitetit dhe kanë angazhimet e tyre në familje dhe në lagje,e dërgojnë fëmijët në kopshte e shkolla si gjithë të tjerët.

“Fakti që prokurorët hetojnë edhe raste korrupsioni të kolegëve të tyre tregon se vullneti i tyre për punë të ndershme ekzison. Nga kjo trupë prokurorësh dhe gjyqtarësh ne kemi disa të hetuar, të gjykuar e të deklaruar fajtorë, edhe pse janë kolegët tanë” – tha zonja Imeraj.
Zonja Imeraj thotë se prej shumë vitesh hetoi krimet e rënda dhe tani që drejton prokurorinë e Tiranës e quajti si hap të natyrshëm kandidimin e saj për t’u bërë pjesë e strukturës speciale anti-korrupsion SPAK.

Shqipërisa i kërkohet prej disa vitesh nga BE të luftojë më me forcë krimin e organizuar dhe korrupsionin dhe ta tregojë këtë me rezultate konkrete, ndërsa një reformë e thellë strukturore ka përfshirë sistemin e drejtësisë, pjesë e të cilëve krahas vetingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, janë edhe strukturat Spak dhe BKH. /VOA

kryeprokurorja spak
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.