Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vrasja e 15-vjeçarit, arrestohen 4 të miturit

09:27 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1674811475xpolicia 387
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

5 adoleshentë në Gramsh u përfshinë në një sherr me thika me njëri-tjetrin, ku 15-vjeçari Fajton Bici humbi jetën. Policia e Shtetit bën me dije se ka vënë në pranga katër të miturit e përfshirë në këtë krim.

Dje ministrja e Arsimit, Evis Kushi teksa shprehu ngushëllimet për familjen e të ndjerit, bëri thirrje që shoqëria duhet të reflektojë dhe të rrisë vigjilencën për të parandaluar ngjarje të tilla.

Dy shokët e klasës së viktimës Fatjon Bicit dhe kushëririt të tij të plagosur me iniciale M.L, kanë zbardhur detaje nga ngjarja. Sipas asaj që thuhet nga ata, sherri mes të rinjve në Gramsh ka nisur si një loje në rrjete sociale se “kush është më i fortë”. Në fakt viktima dhe kushëriri i tij nuk kishin lidhje fare me ngjarjen, ata thjesht hynë për të ndarë djemtë që po ziheshin pas mësimit.

Njoftimi i plotë

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, Pasurisë të miturve dhe Dhunës në Familje të DVP Elbasan, në vijim të hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve Xh. Ç., 15 vjeç, O. Ç, 14 vjeç, E. K., 15 vjeç dhe S. M., 16 vjeç.

Më datë 16.05.2023, rreth orës 13:30, këta shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti të çastit, në lagjen “Sporti 2”, Gramsh, në rrugë, kanë plagosur me mjete prerëse (thika), shtetasit e mitur Fatjon Bici, 16 vjeç dhe M. L., 15 vjeç. Nga dëmtimet e marra, shtetasi F. B. ka humbur jetën, ndërsa shtetasi M. L. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 mjete prerës (thika), 2 përforcues grushti dhe 5 celularë. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Fajton Bici
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vodhi kasafortën 400-kilogramëshe me bizhuteri, “skifteri” shqiptar: Isha i droguar

21:19 / October 27, 2026

Komisioni i OKB-së për Ukrainën: Autoritetet ruse kryen krime lufte dhe krime kundër njerëzimit

20:38 / October 27, 2026

Kallëzimi për Nesti Angonin, Gjykata e Lartë urdhëron Gjykatën e Tiranës të shqyrtojë hetimin

19:04 / October 27, 2026

Vendore 2027/ Presidenti nis konsultimet për datën e zgjedhjeve

16:19 / October 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.