Pas takimit me Sali Berishën në selinë blu pas humbjes drastike të koalicionit të tyre në zgjedhjet lokale të 14 Majit, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha për mediat se do të ketë një përshkallëzim të aksionit opozitar, si edhe dokument të asaj që ai e cilësoi si masakër zgjedhore.
“Hapi i radhës është kontestimi ligjor, përgatitja e këtij dokumentacioni për ndërkombëtarët dhe e treta për të nisur transparencën në Këshillat Bashkiak”, tha Meta.
Ai bëri fajtor Edi Ramën për humbjen e opozitës. “Nën komendon e Ramës u shkatërruan standartet e procesit zgjedhor, që para se të niste. Ky shkatërrim i procesit, i votës së lirë, po dokumentohet. Bota e nëndheshme, nën mbrojtjen e Policisë së Shtetit realizoi, një gjë është e qartë, gomerët që u imponoi Rama, nuk do vjedhin më të qetë, përshkallëzimi i aksionit opozitar në Këshilla, rikthimi i transparencës do të nisë menjëherë”, u shpreh kryetari i Partisë së Lirisë”, shtoi ai.
