Sali Berisha thotë me bindje se opozita nuk do heqë dorë nga qëndresa e saj dhe se statuti i Partisë Demokratike do të zbatohet. Për zërat që flasin për dorëheqje, Berisha tha se ai do i përmbahej betimit të tij për t’u larguar nga politika vetëm nëse do të humbiste, zgjedhje të lira e transparente.
“Përdorin lloj lloj mashtrimesh, statuti i ka të qarta, ai do zbatohet pikë për pikë. Në 1991 unë kam bërë një betim me veten time, që zgjedhjet e para të lira që do humbas do largohem dhe unë i qëndroj, absolutisht në 2013 kam thënë Goodbye, ndërkohë janë humbur zgjedhjet, por janë mbrojtur votat.
Në këtë kontekst, ta harrojë kush se unë mund të tërhiqem përveçse nga vota e demokratëve nga ndonjë faktor tjetër para krimit monstruoz elektoral.
Vetëm sa më shtojnë motivet sepse e shoh se lufta për të drejtën e votës së shqiptarëve dueht të bëhët dhe më shumë. Ata që rrinë nëpër ekrane, ata rrahin ujë në havan. Nga ’91 deri në 2003 kam humbur zgjedhjet ndërkohë, por s’kanë qenë të lira dhe të ndershme. Statuti do zbatohet”,-tha Berisha.
