Ndeshja mes Vllaznisë dhe Korabit për Kategorinë e Parë, e cila luhet në “Loro Boriçi” mund të gjykohet nga një arbitër femër.
Bëhet fjalë për Emanuela Rusta, e cila ka dhe stemën e FIFA. Në profilin e saj në Instagram, bukuroshja që ka zgjedhur këtë profesion poston edhe foto nga ndeshjet, ku në fakt nuk mungojnë as momentet se si e shohin lojtarët.
Një ndeshje mes dy ekipeve që i kanë realizuar synimet e tyre, me shkodranët që edhe matematikisht janë në Superiore dhe dibranët që janë pjesë e pesëshes dhe kanë si synim për prestigj zënien e vendit të dytë.