Një 49-vjeçar me iniciale A.P. në Fushë Kuqe të Kurbinit ka njoftuar policinë se një 29-vjeçar me iniciale F.I. qëlloi me armë zjarri makinën e tij.
Sipas denoncimit, ngjarja ndodhi teksa 29-vjeçari po qarkullonte me automjet dhe qëlloi me pistoletë në drejtim në makinës së 49-vjeçarit
Nga të shtënat me armë zjarri nuk ka asnjë person të dëmtuar. Menjëherë, shërbimet e policisë kanë shkuar në adresën e dhënë, kanë rrethuar zonën dhe po vijojnë kontrollet, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit F. I., i cili është shpallur në kërkim, bashkë me automjetin tip “Benz” me të cilin është larguar.
Ndërkohë, grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të këtij rasti.
