E ftuar ditën e sotme në emisionin “Pardon My French” ishte Balina Bodinaku. Ajo ka qenë opinioniste e edicionit të parë te BBV. Balina ka treguar më shumë rreth eksperiencës së saj në edicionin e parë dhe gjithçka rreth edicionit të dytë dhe mënyrën se si ajo e ka parë me një sy tjetër jo si opinioniste.
Si e ka përjetuar dhe si e ka parë Balina këtë edicion të dytë të “Big Brother VIP”?
E kam parë sigurisht në pozita më komode, më qetë padiskutim duke qenë se nuk e kam pasur presionin, tensionin dhe trysninë që ka qenë dhe që ndjehet shumë nga kolltuku i kuq.
Pse nuk ishte pjesë e edicionit të dytë të BBV si opinioniste?
Isha sëmurë pasi mora ftesën, kisha probleme shëndetësore dhe isha në spital dhe nuk arrita dot madje ishte një moment që po mendonim nëse e kapim apo jo pastaj mjeku nuk më lejoi që të dilja.
