Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Bejko komenton dorëheqjen e Alibeajt dhe ‘thumbon’ ashpër lidershipët: Nuk bëtë asgjë për pengesat që na vinin nga brenda partisë

22:02 / May 17, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
roland bejko 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-kandidati i PD për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka deklaruar se vendimi i marrë sot nga Enkelejd Alibeaj për të dhënë dorëheqjen nga drejtimi i partisë, ishte një vendim i pa drejtë.

Ai shtoi se Alibeaj ka qenë në një situatë të vështirë edhe brenda partisë, ndërsa ka “sulmuar” Sekretarin e Përgjithshëm Gazmend Bardhi dhe Jorida Tabakun për mos ndihmë në fushatë dhe krijimin e një klime jo të shëndetshme brenda partisë.

Pjesë nga diskutimi në studio:

Roland Bejko: Alibeaj nuk u konsultua me askënd për dorëheqjen. Pata një telefonatë pak pas dorëheqjes. Arsyeja që tha ishte që nuk donte të ndikohej nga askush.

Jemi në një betejë prej një viti e gjysmë, deri tani duket se PD ende vijon të marrë frymë. Është një trup i plagosur, për pasojë mendoj se Alibeaj ka bërë gjënë e duhur sepse ishte parashikuar që zgjedhjet për kryetar duhet të ishin bërë një vit më parë, por intensiteti i situatës e bëri ta çojë partinë deri në zgjedhe.

Nuk është sekret për publikun, vjen një moment që zhvillimet politike brenda partisë duhet t’i dijë publiku, duhet të bëhet transparencë. Alibeaj ka qenë në situatë të vështirë sepse qëndrimi i grupit dhe kryesisë kanë qenë në kundërshti.

Sekretari i Përgjithshëm ka ndihmuar kandidatin e foltores dhe nënkryetarja nuk u duk një ditë në fushatë. Një fundjavë kishin kapur të dy malet. Unë bëja fushatë zonja në fjalë hidhte foto ekzotike nga Bjeshkët e Namuna.

Stresin e fushatës nuk e kam hequr as me kundërshtarët politikë e as me qytetarët, por kam ndenjur netë të tëra pa gjumë për pengesat që na vinin nga brenda partisë. E kam bërë fushatën pa kokërr leku. Fonde kanë kaluar vetëm pak ditë pasi mbaroi fushata.

Agim Baçi: A tha Rama do bëjmë fushatë pa shpenzime, atë jua imponoi edhe juve.

Mentor Kikia: Përtej cinizmit, për një kandidat që ka mbyllur tashmë fushatën nuk ka vlerë më.

Roland Bejko: Nuk isha as në spotet e billbordet në qytet. Strukturat tona nuk u aktivizuan.

alibeaj DOREHEQJA Roland Bejko
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.