Politikani Gerti Bogdani e sheh vendimin e dorëheqjes si kryetar i komanduar i PD-së nga ana e Enkelejd Alibeajt, një hap të nxituar që nuk i shërben bashkimit të demokratëve.
I ftuar në emisionin “Opinion”, Bogdani thotë se Alibeaj duhet të priste se çfarë do të ndodhte në anën tjetër të demokratëve.
Gerti Bogdani: Problemi është që është shumë e nxituar duke qenë se jemi vetëm 2 ditë pas zgjedhjeve. Sidoqoftë, është minimumi që duhej të bënte Alibeaj. Nuk duhet të jetë një rast individual sepse nuk është përgjegjësia e një individi. Për mendimin tim, duhet të ketë pasime të një kasti të gjerë, të gjithë ata që nuk kanë lënë fjalë pa i thënë njëri-tjetrit nga i pari tek i fundit. Prandaj jemi në këtë rezultat.
Blendi Fevziu: A ka mundësi bashkimi ky largim?
Gerti Bogdani: Është pak i nxituar sepse duhet të priste se çfarë do të ndodhte në anën tjetër të demokratëve. Është fillimi, 3 ditë pas zgjedhjeve. Duhet të ketë diçka më të strukturuar. Për mendimin tim, është një hap i nxituar që i nuk i shërben bashkimit që është gjëja më e rëndësishme për demokratët.