Tafik Tashi vrau kunatën një ditë më parë me sëpatë në fshatin Kusarth në Elbasan. Para grupit hetimor, ai ka deklaruar se e vrau kunatën e tij Alma Qevanin, pasi ajo kishte ditë që nuk e lejonte bashkëshorten e autorit që të shkonte në shtëpinë ku jetonte me bashkëshortin.
Kjo dyshohet se ka qenë nisja e konfliktit që përfundoi tragjikisht. Gjithashtu para grupit hetimor Tafik Tashi ka pohuar se kunata e tij Alma e ofendonte kohët e fundit.
“Kishte kohë që më ofendonte, nuk munda ta duroj dot ma thoshte sa herë madje edhe në prani të familjarëve”,-mësohet të këtë thënë ai.
