Italia është gjunjëzuar nga përmbytjet. Vala e motit të keq që shkaktoi 9 të vdekur në Emilia-Romagna nuk ndalet. Alarmi i kuq vijon të jetë në fuqi edhe sot në Romagna.
Niveli i të gjithë lumenjve vazhdon të jetë mbi pragun e emergjencës dhe priten përmbytje të reja të cilat mund të rëndojnë brigjet e dëmtuara.
Gjatë natës janë shënuar përmbytje të reja në zonën e Ravenës. Evakuime janë nisur në Castel Bolognese, gjithashtu në provincën e Ravenës, ku ka pasur problem me mungesën e ujit të pijshëm.
