Shqipëria do të presë për herë të dytë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, “Defender Europe 23”. Stërvitja e përbashkët shumëkombëshe do të zhvillohet në Tiranë nga 22 maji deri në 3 qershor.
Kryeministri Edi Rama në një postim në rrjetet sociale, shkruan se në këtë stërvitje të përbashkët shumëkombëshe drejtuar nga Komanda Europiane e SHBA do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s.
“Shqipëria, si partner i besueshëm dhe si nyje strategjike e sigurisë rajonale, do të luajë një rol kyç në këtë stërvitje të rëndësishme, duke treguar angazhimin tonë maksimal për paqen dhe stabilitetin në rajon”, tha Rama.
