Një foto e publikuar nga Arbi Mazniku, nënkryetar i Bashkisë së Tiranës, mbi ditët e punës në selinë e PS për mënyrën sesi menaxhohej marrja e informacionit për votat në të gjitha KZAZ në Shqipëri tregon shumë.
Së pari, tregon sesa mirë e ka të ngritur strukturën e menaxhimit të zgjedhjeve Partia Socialiste, çka do të thotë se asnjë forcë tjetër politike në Shqipëri nuk e bën një gjë të tillë kaq të mirëorganizuar.
Në monitorin e madh, vendosur enkas për këtë proces, tregohen të gjitha KZAZ dhe informacioni në kohë reale për votat që numëroheshin dhe kur plotësoheshin procesverbalet.




