Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Berisha vijon me akuzat për 14 Majin: Edi Rama gërshetoi narkoshtetin me stilin e Putinit

13:20 / May 18, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 8 17 1280x696 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe këtë të enjte, Sali Berisha foli për zgjedhjet lokale të 14 majit, ku ngriti akuza ndaj Edi Ramës për manipulime. Berisha u shpreh se Rama gërshetoi stilin e narkoshtetit me atë të Vladimir Putinit.

“Farsa elektorale maj 2023 dallon nga të gjitha farsat e zhvilluara nga Edi Rama, si në proporcione, ashtu dhe në cilësi. Dallon në proporcione sepse blerja e votash nuk u shfaq për herë të parë në vitin 2023, ajo është denoncuar edhe më herët, por në këtë farsë, si kurrë më parë, ndërhyrja ishte e atyre përmasave të tmerrshme saqë rrëzoi euron, monedhën më të fuqishme të Europës, në nivele që ajo nuk i kishte përjetuar kurrë më parë.

U gërshetuan dy stile, stilin e narkoshtetit me stilin Putin, i cili parakupton përdorimin e të gjitha mjeteve të tjera të shtetit për kontrollin e votës së lirë të qytetarëve dhe ndryshimin e rezultateve”, tha Berisha. Më tej, ai akuzoi se janë ndryshuar qendrat e votimit për 1,3 milionë shqiptarë. “Në dallim nga zgjedhjet e mëparshme, në këto zgjedhje u rikthye me të gjitha pasojat dhe shëmtinë e tij loja me listat e votimit, përjashtimi i zgjedhësve nga qendrat e votimit.

PD e denoncoi publikisht aktin kriminal elektoral dhe ministrit të familjes së tij, Çuçi, të cilët ndryshuan qendrat e votimit të 1 milionë e 300 mijë zgjedhësve. E denoncoi këtë akt si një përpjekje brutale për t’iu mohuar të drejtën e votës sipas bindjeve politike qytetarëve shqiptarë. Dita e votimit ishte ditë e përjashtimit, më së paku, të mbi 200 mijë zgjedhësve shqiptarë. Emrat e tyre ishin transferuar në qytete të tjera, në zona të tjera”, tha Berisha.

Berisha Edi Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbardhet dinamika e vrasjes në Shkodër/ Sherri nisi në mesnatë, autori me pistoletë shkoi në banesën e viktimës

12:40 / September 8, 2026

Ngërçi me pagat e drejtësisë, edhe administrata e Apelit në bojkot 

12:21 / September 8, 2026

Pagat e drejtësisë/ Balla i përgjigjet Bardhit: I përcakton Kuvendi/ Ne nuk protestojmë si ju kundër gjykatave

12:18 / September 8, 2026

Sherr në ‘beach bar’, konfliktohen fizikisht disa persona në Vlorë, ndërhyn policia

11:42 / September 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.