Lauren Spaho, vetëm 20 vjeç, nga qyteti i Korçës. 10 ditë më parë, më datë 8 Maj humbi tragjikisht jetën në Suedi, ku jetonte prej disa kohësh.
Ai u vra me thikë në zemër, në qytetin e Karlstad, ku jetonte i vetëm.
Shkaqet dhe rrethanat edhe për familjen nuk janë ende të qarta, për shkak se vrasja e të riut është nën hetim dhe autoritetet suedeze nuk u kanë dhënë më shumë detaje. Ajo që dihet deri më tani, është se për vrasjen e Laurenit janë arrestuar 2 persona, me kombësi arabe.
Gjithnjë sipas asaj që rrëfen halla e 20-vjeçarit, ai punonte në ndërtim dhe në Suedi jetonte i vetëm.
Si të mos mjaftonte humbja e njeriut të tyre të dashur, në lule të rinisë, familja e Laurenit po has vështirësi në kthimin e trupit të tij në vendlindje, për shkak të hetimeve, por edhe shpenzimeve.
Familja Spaho ka krijuar edhe një llogari në GoFundMe (kliko këtu), ku kërkon ndihmën e kujto që mundet për të kontribuuar në shpenzimet e funeralit të të riut.
