Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

28 çështje në Prokuroritë e rretheve, tre çështje në SPAK! Në pranga 6 persona për zgjedhjet lokale

10:10 / May 19, 20233 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1683724272 zgjedhjepolici
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zgjedhjet lokale të 14 majit, prodhuan një humbje drastike për Partinë Demokratike, dhe këta të fundit nuk e pranojnë rezultatin, ndaj edhe i janë drejtuar organeve të drejtësisë. Prokuroritë e rretheve kanë nisur hetimet për 28 çështje të lidhura me vepra penale që prekin zgjedhjet e lirë dhe sistemik demokratik të zgjedhjeve. Për kompetencë hetimi, 3 çështje i kanë kaluar SPAK, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

Njoftimi i plotë

Në vijim të masave administrative dhe procedurale të ndërmara nga Prokurori i Përgjithshëm për të garantuar funksionimin normal të prokurorisë në përputhje me detyrimet kushtetuese dhe ligjore për periudhën para dhe pas zgjedhore, prokuroria është angazhuar për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve, në kompetencë lëndore të juridiksionit të përgjithshëm.

Deri në datën 18.05.2023 Prokuroritë e Shkallës së Parë të juridiksionit të përgjithshëm kanë raportuar pranë Prokurorisë së Përgjithshme, mbi veprat penale që prekin zgjedhjet e lira dhe sistemin demokratik të zgjedhjeve si më poshtë:

  • Janë paraqitur 9 kallëzime nga subjekte politike dhe institucione dhe 21 referime nga policia gjyqësore e Drejtorive Vendore të Policisë dhe e Komisariateve të Policisë.
  • Janë regjistruar gjithesej 31 kallëzime penale. Prej të cilave:
  • 5 kallëzime penale në Prokurorinë e Elbasanit;
  • 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Vlorës;
  • 4 kallëzime penale në Prokurorinë e Beratit;
  • 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Durrësit;
  • 3 kallëzime penale në Prokurorinë e Kukësit;
  • 3 kallëzime penale në Prokurorinë Gjirokastër;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë Fier;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë e Dibrës;
  • 2 kallëzime penale në Prokurorinë Tiranë;
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë e Korçës;
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë Shkodër; dhe
  • 1 kallëzim penal në Prokurorinë Sarandë.
  • Janë regjistruar gjithësej 18 procedime penale për veprat penale të parashikuara nga nenet 326/a, 327/1, 328, 328/a/1, 329, 330, 331/a, 190, 248, 84 të Kodit Penal. Prej të cilave 4 në Prokurorinë e Elbasanit, 1 në Prokurorinë e Korçës, 1 në Prokurorinë e Kukësit, 4 në Prokurorinë e Beratit, 1 në Prokurorinë e Fierit, 1 në Prokurorinë e Shkodrës, 1 në Prokurorinë e Vlorës, 2 në Prokurorinë e Gjirokastër, 1 në Prokurorinë e Sarandës dhe 2 në Prokurorinë e Tiranës.
  • Është vendosur mosfillim i hetimeve për 3 kallëzime penale, prej të cilave 2 mosfillime nga Prokuroria Dibër dhe 1 mosfillim nga Prokuroria Gjirokastër.
  • Kallëzimet e tjera janë në fazë verifikimi.
  • I është atribuar vepra penale 25 personave.
  • Janë arrestuar në flagrancë 6 persona, prej të cilëve 2 në Sarandë, 2 në Tiranë, 2 në Vlorë.
  • Është caktuar si masë sigurimi “arrest në burg”, vetëm për një person nga Prokuroria Vlorë.
  • Janë kaluar për kompetencë hetimi në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar 3 procedime penale, 2 nga Prokuroria Berat dhe 1 nga Prokuroria Vlorë.

zgjedhje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Qytetarët përballë deputetëve, nisin takimet e platformës “Besa” në Korçë! Pensionet, rrugët dhe pronat në krye të shqetësimeve

18:39 / September 4, 2026

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

17:43 / September 4, 2026

Grupi i armatosur te ‘Regina Palm’, Rama: E shpronësojmë, e bëjmë ullishte tokën e sherrnajës

16:01 / September 4, 2026

Fermerët dhe kompensimi 10%, Tatimet sqarojnë procedurën: Kush përfiton, afatet dhe kur kalojnë paratë në bankë

12:30 / September 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.