Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Deputeti tregon hallet e qytetarëve të Lushnjes: Pleqtë s’kanë lekë për të blerë brekë. Po marrin bukë misri

11:34 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
saimir korreshi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas “pushimeve” për shkak të zgjedhjeve, këtë të premte është mbledhur Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi ka vënë theksin tek të ardhurat e pamjaftueshme të qytetarëve shqiptarë. Ai u shpreh se pleqtë në Lushnje nuk ia dalin dot me 100 mijë lekë në muaj dhe detyrohen të shkojnë te tregu dhe të marrin ato produkte që kanë ngelur pa u shitur.

“E nderuar zonja ministre, nuk dua të bëj pyetje. Por kur erdha për Tiranë, më tha mamaja, ore do ja bësh dy pyetje ministres për mua tha. Mamaja ime me 107 mijë lekë të vjetra ose 10 mijë e 700 lekë në muaj. Meqë jeni te fusha e ekonomisë të gjithë, një bukë misri dhe një shishe kos në ditë bëjnë 2 mijë lekë, për 30 ditë bëjnë 60 mijë lekë.

Bukë misri se me bukë gruri shkon 75 dhe nuk ka terezi. 40 mijë lekë i ka ilaçe, kur është mirë. Tani ngelën 8 mijë lekë për drita, ujë e tjerat me radhë. Imagjinoni dot, se mirë ajo se ka çunin deputet dhe i jep ndonjë lekë, po të tjerët si ia bëjnë?

S’kanë lekë për të blerë mbathje! S’kanë lekë për të ngrënë bukë, e kupton? Unë mendoj që këta njerëz janë duke pritur vdekjen, se jetë nuk mund të bësh me 100 lekë në muaj. O do bëhen dhe pleqtë hajdutë se s’kanë ça bëjnë të shkretët, ose do shkojnë te koshi i plehrave ose të shkojnë te tregu të marrin speca e gjithë ato që nuk shiten. Po të shikosh te tregu i Lushnjes i ke të gjithë pleqtë me radhë atje për të marrë ato që hedhin tregtarët. Ju ftoj me një kamera për të parë”, tha Korreshi

Saimir Korreshi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Koncerti i Kanye West/ Gonxhja: Ofruam 4.3 milionë dhe morëm 6.5 milionë euro

14:03 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.