Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama takim falenderues në Shkodër, batuta me Benet Becin: Vë dorën në zjarr që ke votuar PD-në kur…

16:38 / May 19, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1684505904 rama 752x440 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka nisur turin e falenderimeve nga Shkodra, ku tha se rezultati i dalë në zgjedhjet e 14 majit, është sfida e tij më e madhe.

“Falendrim për ata që më 14 maj dolën dhe votuan Benetin. Dhe votuan PS. Për herë të parë jemi forcë e parë politike. Dua të falënderoj dhe ata që nuk dolën të votojnë duke e parë të pamundur që të votojnë për ne dhe Benetin por duke e parë dhe si të pamundur për ata që kanë votuar gjithnjë po s’kanë bërë asgjë. Dua t’iu them të gjithëve atyre që nuk janë këtu që na kanë dhënë besim. Unë për vete këtë rezultat në Shkodër e konsideroj si sfidën më të madhe që më është bërë mua dhe Shkodrës. Ata që na votuan për herë të parë vendosën për të mos votuar me sy mbyllur sikurse e kanë bërë për 32 vite. Dhe kjo është problematike, sepse kush të voton me zemër të jep kredi afatgjatë siç ka ndodhur me palën tjetër. Ajo ka qenë një kredi pa interesa që u kthye në një dëm të jashtëzakonshëm për ata që e votuan. Por ajo ishte votë zemre dhe në 8 fushatat e mëparshme unë e kam ndjerë që mendja e shumicës ishte e mbyllur për të dhënë mesazhin, atyre zemra u rrihte djathtas.”, tha Rama.

Shefi i qeverisë nuk i ka kursye batutat me kryetarin e zgjedhur të Bashkisë Shkodër, Benet Beci, për të cilin u shpreh se është demokrat pavarësisht se në pushtet e sollën socialistët. Ai shtoi se “vë dorën në zjarr” që gjatë kohës që ishte deputet, Beci ka votuar për PD-në.

“Benet që ti tani vërtet të sollën në pushtet socialistët, por mos harro që je demokrat. Besoj se këtë herë ka votuar për veten dhe PS-në, por e vë dorën në zjarr që kur ishte në listën e deputetit ka votuar PD-në.”

benet beci Rama Shkoder
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.